Sport

Bylbyl Sokoli komenton shkarkimin e Ramadanit nga Prishtina dhe emërimin e trajnerit boshnjak

Autori: Erion Maliqaj 17:19 | 18 November 2021

Klubi i Prishtinës të mërkurën mbrëma njoftoi opinionin publik se i ka ndarë rrugët me trajnerin, Zekirija Ramadani, shkruan Gazeta inFokus.

‘Bardhekaltërit’ nuk treguan detaje për largimin e trajnerin shkupjan, mirëpo Ramadani në një përgjigje për Gazetën inFokus konfirmoi se është shkarkuar.

“Këtë pyetje duhet të i’a bëni drejtuesve të klubit të Prishtinës, sepse ata me larguan. Unë nuk jam larguar vet nga klubi”, deklaroi Ramadani për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

Pas shkarkimit të Zekirija Ramadanit, klubi i Prishtinës e ka emëruar trajner të ri të skuadrës boshnjakun, Abdulah Ibrakoviq.

Lidhur me shkarkimin e Ramadanit dhe emërimin e Ibrakoviqit, Gazeta inFokus, ka biseduar me analistin e mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokolin.

I njohuri ndryshe si ‘Proffa’, tha se për të shkarkimi i Ramadanit ka qenë i befasishëm.

“Shkarkimi i Zekirija Ramadanit për mu ishte i befasishëm, pas një sezone te suksesshme të Prishtinës. Me siguri brenda klubit kanë arsye të veta”, tha fillimisht Sokoli.

Bylbyl Sokoli konfirmon marrëveshjen me Gjilanin - Insporti

Me pas ai deklaroi se emërimi i Abdulah Ibrakoviqit është më shumë rreziqe, ku ceki dy nga to.

“Emërimi i trajnerit boshnjak është me shumë rreziqe. Se pari trajneri boshnjak nuk e njeh strukturën e lojtarëve të cilët i ka përzgjedhë trajneri i mëparshëm. Se dyti nuk e njeh ligën e Kosovës mirë. Shumë përgjegjësi dhe guxim i madh i trajnerit boshnjak”, u shpreh Bylbyl Sokoli për Gazetën inFokus.

Duhet cekur se Zekirija Ramadani me Prishtinën sezonin e kaluar u shpall kampion i Kosovës, kurse me parë Superligën e ka fituar edhe me Trepçën ‘89 dhe Feronikelin./Gazeta inFokus/

Ramadani ua dedikon “Plisave” titullin kampion » Lajmet e fundit -  ArenaMedia & Production - ArenaMedialeTV

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera