Lajme

Buzhala: “Xhelali ka kry tradhti që për 19 ditë s’e ka sjellë Pantiqin në Prishtinë, qysh e kanë pas sjellë Gjuriqin”

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 28 December 2022

Gazetari Berat Buzhala thotë se “fajin” për vendimin e gjyqtarit Mentor Bajraktari lidhur me rastin e Dejan Pantiqit nuk e ka ai, por Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në një postim të bërë në Facebook, Buzhala thotë se Sveçla ka kryer tradhti që për 19 ditë nuk e ka sjellë Pantiqin në Prishtinë, ashtu siç kishte ndodhu me Marko Gjuriqin në vitin 2018 kur ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në veri.

Tutje ai shkruan se ka qenë gjyqtari Mentor Bajraktari ai i cili siç thotë Buzhala e ka “shpëtuar me fytyrë këtë qeveri të lodhtë dhe pa vizion”.

-Advertisement-

Statusi i plotë:

A i ka fajet gjyqtari edhe per shtyrjen e zgjedhjeve ne veri?

E per targat?

Lexojeni deklaraten e Quint’it edhe e kuptoni: Asnje serb dhe asnje liste e tyne per arrestime nuk do te ekzistoje. Kjo cka fole Albini dhe zagaret e tij eshte per konsum te brendshem.

Xhelali ka kry tradhti qe per 19 dite se ka sjelle Panticin ne Prishtine, qysh e kane pas sjelle Gjuricin, e jo gjyqtari Bajraktari.

Ky i fundit e shpetoi me fytyre kete qeveri te lodhte dhe pa vizion.

Albin Kurtit po i pengojne edhe kimet….

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera