Lajme

Burri në Lipjan raporton se është sulmuar nga gruaja dhe babai i saj

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 23 April 2023

Një burrë në Lipjan ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij dhe babai i gruas, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa palët janë intervistuar.

“Lipjan 22.04.2023-21:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja  e tij dhe babai i bashkëshortes së tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera