Lajme

Bulevardi i Tiranës ndriçohet nga celularët, çfarë po ndodh në protestën e opozitës

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 12 November 2022

Këtë të shtunë, opozita në Shqipëri po zhvillon protestën e radhës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku vihet re një pjesëmarrje e lartë e qytetarëve. Deri më tani, nuk është shënuar asnjë incident.

Pas fikjes së dritave të ndriçimit, qytetarët kanë ndezur bulevardin me dritat e celularëve të tyre.

Ata njëzëri kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria, të cilin e akuzojnë për korrupsion, krim të organizuar edhe që po largon të rinjtë nga vendi.

-Advertisement-

Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.

Në krah të kryedemokratit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë një grup i caktuar deputetësh dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Për mbarëvajtjen e protestës, janë gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore janë mbyllur që prej orës 15:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera