Auto&Tech

Bugatti nuk e ka më rekordin e arritjes prej zero deri në 400 kilometra në orë për 41 sekonda! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 08 October 2017

Prodhuesi francez Bugatti, ka marrë vëmendjen e mediave që merren me automobilizëm, kur bëri të ditur se për 41 sekonda, ka arritur shpejtësinë nga zero deri në 400 kilometra në orë.

Mirëpo, rekordi i arritur nga modeli Chiron, është mposhtur nga Koenigsegg Regera që ka lëvizur më shpejtë për një kohë më të shkurtër, transmeton Telegrafi.

Kështu së paku thuhet në një komunikatë të kompanisë suedeze, ndërsa bëhet e ditur se detajet dhe pamjet nga ngjarja bëhen të ditura së shpejti.

-Advertisement-

Njohësit e makinave, kanë thënë se Regera njëjtë si edhe Chiron ka 1,500 kuajfuqi, teksa me mundësitë aerodinamike dhe strukturën e fuqishme, mund edhe të arrijë atë rekord. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera