Lajme

BSPK u bën thirrje institucioneve dhe punëdhënësve që të rrisin sigurinë në vendet e punës

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 27 August 2023

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka reaguar pas vdekjes së një 44 vjeçari, i cili humbi jetën në vendin e tij të punës. BSPK-ja u ka bërë thirrje punëdhënësve dhe autoriteteve kompetente, që pas kësaj ngjarje, të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla.

“Kërkojmë nga punëdhënësit, autoritetet kompetente dhe shoqëria të bashkohen me ne në një përpjekje tëpërbashkët për të siguruar që vendet e punës të jenë të sigurta për të gjithë punëtorët tanë”, thotë BSPK-ja.

Tutje, BSPK-ja kërkon që të ketë një hetim lidhur me këtë rast.

-Advertisement-

Kërkojmë një hetim të hollësishëm mbi ngjarjen që ka ndodhur dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit që mund të ketë ndodhur. Kjo është e detyrueshme për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e të gjithë punëtorëve tanë”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i BSPK’së:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera