Sport

Brutale dhe e pakuptimtë; ja goditja që mori më shumë se 1 milion shikime (video)

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 26 April 2019

Emri i tij është Kermit Romeo Erasmus dhe luan me Cape Town City, ekipin e Afrikës së Jugut. Kjo që shihni në video është goditja e tij brutale dhe më e pakuptimtë ndaj kundërshtarit, e shoqëruar me kartonin e kuq më të shëmtuar të vitit. Më tepër se kaq, futbollisti në fjalë është bërë protagonist i njërës prej videove më “virale” të orëve të fundit në rrjetet sociale.

Kjo, për veprimin e tij gjatë ndeshjes kundër Highlands. Ishte llogaria @ nocontextfooty që e postoi videon, në të cilën Erasmus godet brutalisht kundërshtarin, që ia rrëmbeu topin me dorë, kur ai do të ekzekutonte goditjen e lirë… Në pak orë, ky moment i rrallë në futboll, i shpërndarë si video, arriti më shumë se një milion shikime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera