Britanikët ankohen për krizë, jeta u shtrenjtohet për 25 përqind nga 2021
Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 25 April 2022
Rreth katër në dhjetë britanikë raportuan se e kishin të vështirë të përballonin faturat e tyre të rrymës muajin e kaluar, sipas shifrave të reja të Zyrës Kombëtare të Statistikave (ONS) që dokumentojnë krizën në rritje të kostos së jetesës.
Rreth 87 për qind e të rriturve raportuan një ngritje të ccmimit të tyre të jetesës gjatë marsit të vitit 2022, dhe kjo për 25 përqind krahasuar me nëntorin e vitit 2021.
Shifrat e reja vijnë pasi laburistët kërkojnë një buxhet emergjent për të sjellë më shumë masa për të ndihmuar familjet që po luftojnë për të përballuar ushqimet bazë dhe energjinë.
Sir Keir Starmer tha të dielën se rritja e kostos së jetesës ishte “çështja e vetme numër një” për njerëzit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
43 për qind e atyre që paguajnë faturat e energjisë thanë se ishte “shumë ose disi e vështirë” për t’i përballuar ato në mars të vitit 2022.
Në mesin e të gjithë të rriturve të anketuar, 43 për qind raportuan se nuk do të ishin në gjendje të kursenin para në 12 muajt e ardhshëm. Kjo është shuma më e lartë që kur pyetja u bë për herë të parë në mars të vitit 2020.
Gati një e katërta e të rriturve, 23 për qind thanë se ishte “shumë e vështirë” të paguanin faturat e tyre të zakonshme shtëpiake në muajin e fundit krahasuar me një vit më parë.
Tre për qind e njerëzve pretenduan se kishin mbetur prapa në pagesat e qirasë ose hipotekës në mars të vitit 2022.
Anketa u zhvillua përpara se rregullatorët të rrisnin shumën maksimale që mund të tarifohet nga furnizuesit e energjisë me 54 për qind.
“Kombinimi i paketave të tkurrjes së pagave dhe kostove në rritje do të thotë se presioni mbi familjet po rritet”, tha Jack Leslie, ekonomist i lartë në Fondacionin Rezolucioni. “Kjo është vendosur të përkeqësohet, me numrin e vlerësuar të familjeve që përjetojnë stresin e karburantit duke arritur në pesë milionë këtë muaj”.
Zinxhirët e supermarketeve Asda dhe Morrisons thanë të hënën se do të ulnin çmimet e artikujve thelbësorë.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe vranësira krejtësisht të p...
-
Nga 600 në 900 euro, Hamza për pagat: Nëse s’e realizoj premtimin, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kanë arritur sonte votat e para nga diaspora, kurse veturat zyrtare që transp...
-
Policia gjen sërish ạrmë dhe mụnicion në veri, ishin fshehur në një kotec pulash – arrestohet një 68-vjeçar
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish armë dhe municion në veri t...
-
Gashi: Takim i përzemërt i kandidatëve të LDK-së me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 11, Xhafer G...
-
Qeveria Kurti godet direkt diasporën: Dyfish më shtrenjtë çmimet e biletave për Prishtinë
Me heqjen e vizave, kosovarët kanë nisur të lëvizin më shpesh në Zonën Scheng...
-
Akshampazar, Albini rehaton tezakun dhe militantët nëpër poste publike
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pak para se ta përfundoj m...
-
Shahin Dervishaj viziton Polacin e Hasan Prishtinës: Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77, Shahin D...
-
Ministrja Haxhiu kapet në rrenë për herë të dytë për qaforen me çmim marramendës?
Një qafore luksi e prodhuar nga marka e njohur e argjendarisë “van Cleef and ...
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...