Fun & Video

Breshkën që iu iku para gjashtë muajsh, e gjejnë në shkollë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 28 January 2018

Telullah është breshka që iku para gjashtë muajsh, nga një shtëpi në Oxford të Anglisë, kurse ajo u gjet në një shkollë 300 metra më larg.

Pronarët e gjallesës që ka nëntë vjet, kishin menduar se iku përgjithmonë, ndërsa nuk do ta shohin më kurrë, transmeton Telegrafi.

“Hoqëm dorë nga kërkimi, pasi menduam se dikush e ka vjedhur, pasi janë kafshë mjaft të shtrenjta” ka thënë pronari, pasi ktheu breshkën në shtëpi.

-Advertisement-

Shkolla ku u gjet breshka

Madje, ata humbën shpresat se gjendet, pasi dy herë ra borë dhe nuk besohej se mund të gjente ushqim, po që se ishte ende në atë zonë.

Pasi e kishin nxënësit në oborrin e shkollës, e kanë dërguar se veterineri më i afërt, i cili e ka njoftuar menjëherë pronarin për kafshën e humbur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera