Sport

Brazilianët në modë, ja sa futbollistë nga Amerika Latiane luajnë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 30 July 2018

Brazili mund të ketë zhgënjyer në Kupën e Botës, por talenti dhe klasi i latinëve mbetet në modë edhe për klubet kosovare.

Plot gjashtë futbollistët nga Brazili janë transferuar në këtë afat kalimtarë dhe me shumë mundësi pritet të ketë edhe ardhje të tjera.

Vëllaznimi i Gjakovës është “mbret” për transferimin e brazilianëve, derisa vetëm në këtë afat kalimtarë ka transferuar tre futbollistët.

-Advertisement-

Gjakovarët kishin “firmosur” kohë më parë me sulmuesin Dhonatan Santos Da Hora, ndërkohë më pas iu bashkuan edhe dy mbrojtësit Lucas Brito Santana dhe Romulo Elias Da Silva.

Fotografia e KF Vëllaznimi
Foto: Lucas Brito Santana & Romulo Elias Da Silva (futbollistët brazilianë të Vëllaznimit)

Një tjetër skuadër që është “dashuruar” me brazilianë në këtë afat kalimtarë është edhe Gjilani. Kuqebardhët kishin arritur marrëveshje fillimisht me sulmuesin Lucas Marcos Meirelles, por që shumë shpejtë i kishin ndarë rrugët.

Më pas klubi nga “Anamorava” arriti arriti marrëveshje me ish-futbollistin e Kukësit, Jefferson Lopes, i cili po kalon nëpër një formë jashtëzakonisht të mirë.

Fotografia e SC Gjilani
Foto: Jefferson Lopes (SC Gjilani)

Gazetasheshi.com merr vesh se te kuqebardhët është duke qëndruar në prova edhe një futbollistë brazilian, roli i të cilit është qendërmbrojtës.

Edhe Feronikeli ka afruar në radhët e veta një futbollistë nga Brazili. Fjala është për mesfushorin Jean Jariocan, i cili vije pikërisht nga kampionati brazilian.

Fotografia e KF Feronikeli
Foto: Jean Carioca (KF Feronikeli)

Për dy vite ai ishte pjesë e Kukësit në Shqipëri, madje e fitoi edhe titullin kampion me këtë skuadër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera