BQK: Ekonomia e Kosovës do të rritet me 4.2%
Autori: Gazeta inFokus
09:27 | 22 March 2019
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se sipas projeksioneve të saj, aktiviteti ekonomik gjatë vitit 2019 do të shënojë një përmirësim të lehtë krahasuar me vitin 2018, duke arritur normën prej 4.2 për qind, në krahasim me 4.0 për qind sa ishte në vitin 2018.
“Ky përmirësim i lehtë i atribuohet kryesisht pritjeve për një zvogëlim të kontributit negativ të eksporteve neto në aktivitetin ekonomik, por edhe stimulit të përforcuar fiskal dhe rritjes së kreditimit dhe remitencave, të cilat pritet të vazhdojnë të jenë burime të qëndrueshme për financimin e aktivitetit ekonomik”, thuhet në raporton e BQK-së për Vlerësimin Tremujor të Zhvillimeve Makroekonomike.
Sa i përket konsumit, projeksionet e BQK-së sugjerojnë një rritje më të ngadalësuar krahasuar me tremujorin paraprak. Kredia e re për konsum shënoi rënie tremujore prej 9.9 për qind në TM4 2018, përderisa remitencat shënuan rritje prej 5.9 për qind në muajt tetor-nëntor 2018. Gjithashtu, pritjet për një rritje më të ngadalësuar tremujore të konsumit privat mbështeten edhe nga ngadalësimi i rritjes së importit të mallrave të konsumit prej 2.8 për qind në periudhën raportuese (3.4 për qind në tremujorin paraprak).
“Në anën tjetër, shpenzimet rrjedhëse të qeverisë të cilat shënuan rritje prej 10.2 për qind në muajt tetor-nëntor 2018 pritet të zbusin efektet negative të ngadalësimit të konsumit privat në konsumin e përgjithshëm.
Treguesit e tërthortë për investimet private ofrojnë sinjale pozitive në TM4 2018. Importi i mallrave kapitale si dhe kreditë e reja për investime kanë shënuar rritje prej rreth 20 për qind përkitazi. Gjithashtu, numri i bizneseve të reja, korrigjuar me numrin e bizneseve të mbyllura, ka regjistruar rritje prej 31.4 për qind në TM4 2018”, thuhet në raportin e BQK-së.

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...































