Borxhlinjë bëhuni gati, nuk do të keni ujë nga 25 korriku

Autori: Gazeta inFokus
10:07 | 19 July 2022
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët e kategorisë së bizneseve, se duke filluar nga data 25 korrik e këtij viti, do të fillojë me aplikimin e shkyçjeve nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, për ato biznese që kanë të papaguar një faturë të ujit e lart.
Sipas KRU “Prishtina”, borxhi total i sektorit të bizneseve të vogla e të mëdha është mbi 7 milionë euro ( mbi 5 milionë euro bizneset e vogla dhe mbi 2 milionë euro bizneset e mëdha).
“Ua kujtojmë se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.
“Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, në vazhdimësi. Në mënyrë që të ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga ju që të përmbushni obligimin tuaj ligjor ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit. Keni kohë 6 ditë të paguani të gjitha faturat e papaguara për shërbime të ujit dhe kanalizimit. Masa e shkyçjes dhe më vonë ri-kyçjes do të shoqërohet edhe me shpenzime shtesë të cilat rrjedhin nga tarifat e parapara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Urdhëresës Tarifore të Shërbimeve ARRU/UTSH-14/04/2022. Në rast të ndonjë ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit / pas aplikimit të shkyçjes, KRU “Prishtina ” sh.a. do të inicion kallëzime penale për secilin konsumatorë të kategorisë së bizneseve në rast se, ndërmarrin veprime të tilla të paligjshme. Po ashtu, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës – Kodi Nr.06 / L-074, Neni. 314 konsiderohen vepra penale çfarëdo manipulimi apo vjedhje që përfshihet edhe shërbimi me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Të tjera
-
Izraeli godet Bejrutin
Izraeli ka lansuar disa sulme në kryeqendër të Libanit, Bejrut. Forcat Izrael...
-
Tregu i lirë i energjisë, LBK ‘‘kërkesë urgjente’’: Pezullojeni vendimin, është i njëanshëm me pasoja të rënda
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka kërkuar që vendimi i ZRRE-së lidhur me kalim...
-
Vde*s ish-komandanti i stacionit policor në Vushtrri, reagon Ferit Idrizi
Ka ndërruar jetë Muhamed Alidemaj, ish-komandant i Stacionit Policor në Vusht...
-
Haradinaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Gëzim dhe begati në çdo familje
Kryetari i AAK-sw, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë ...
-
AAK: Institucionet janë shndërruar në vegla të një partie, demokracia në rrezik
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar me një...
-
Digj*et kamioni në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një kamion është përshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Pejë. Nuk d...
-
KDI pas takimit me Osmanin: Mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në të njëjtën ditë është e papranueshme
Përfaqësues të KDI-së janë takuar sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani,...
-
Anëtarët e NATO-s, të gatshëm të rrisin shpenzimet e mbrojtjes
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se shumica e aleatëve të S...
-
Shukri Buja, kandidat i PDK-së për Lipjan
Kryetari i degës së PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani, ka bërë të ditur se në mb...
-
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë le të sjellë paqe, shëndet e begati për familjet e juaja
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari në prag të festës së Kurban Bajramit, ka...
-
Statovci thotë se VV me partitë në koalicion s’bëjnë pazare
Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka folur rreth deklaratave të partive...
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri letonez, e falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasad...