Sport

Borussia zyrtarizon blerjen e talentit belg

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 27 January 2023

Një tjetër lojtar i talentuar bëhet pjesë e Borussias së Dortmundit, që i mbetet besnike filozofisë së investimit te lojtarët premtues. Klubi verdhezi ka zyrtarizuar blerjen e Julien Duranville Anderlechti për 9 milionë euro.

Djaloshi 16-vjeçar ka seleksionuar gjashtë ndeshje deri tani në Jupiler Pro League dhe konsiderohet një lojtar me aftësi të ngjashme me ish-anësorin e Dortmundit, Jadon Sancho.

Duranville ka nënshkruajë marrëveshje me kohëzgjatje deri në qershor 2007.

-Advertisement-

“Ne jemi shumë të kënaqur që Julien dhe familja e tij patën besim te ne dhe që tani e tutje ai do të veshë ngjyrat tona. Julien është një anësor i shpejtë, teknikisht i fortë dhe kreativ. Tek ai shohim potencial të madh”, tha drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl, duke shtuar: “Ne do të dëshironim të punonim së bashku në vitet e ardhshme për të shfrytëzuar këtë potencial dhe për të çuar përpara zhvillimin e tij. Tashmë e kemi dëshmuar disa herë në të kaluarën me talentet e reja. Fokusi ynë kryesor tani është në integrimin e Julienit në skuadrën tonë profesionale dhe mjedisin e ri sa më shpejt të jetë e mundur dhe duke e sjellë gradualisht në nivelin e Bundesligës.”

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy