Lajme

Borrelli ua dorëzoi raportin, shtetet e BE-së: Urgjentisht të qetësohet situata në Veri dhe të vazhdojë dialogu

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 17 December 2022

Anëtarët e Bashkimit Evropian (BE) kanë mbështetur raportin e kryediplomatit evropian, Josep Borrell për de-përshkallëzim urgjent të situatës në Veri të Kosovës, duke bërë thirrje që të vazhdohet menjëherë dialogu Kosovë-Serbi në bazë të propozimit franko-gjerman.

Në takimin e fundit në Bruksel, krerët e shteteve të BE-së kanë marrë parasysh rezultatet e takimeve të fundit të të dërguarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Zyrtarët diplomatikë në Bruksel dhe Uashington, siç raporton agjencia Beta, besojnë se duhet të bëhet një përparim drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, sepse nuk ka më kohë për shkak të “përhapjes së ndikimit të luftës së Ukrainës edhe në Ballkan, ku Rusia është dukshëm aktive”.

-Advertisement-

“Besojmë se Vuçiç dhe Kurti duket se e kanë kuptuar se nuk do të jetë mirë për ta nëse do të ketë një përshkallëzim të ri”.

Prishtina dhe Beogradi, sipas këtyre burimeve, duhet të kenë parasysh se përshkallëzimi dhe dhuna do të pengonin dialogun dhe do të çonin në përjashtimin e palëve fajtore nga procesi i anëtarësimit në BE.

“Në BE ka një ndjenjë të fortë se është urgjente të parandalohet përshkallëzimi, për të qetësuar situatën e tensionuar dhe për të vazhduar ndërmjetësimin e pandërprerë të Borrell’it dhe Lajçak’ut”.

Megjithatë, tani është shumë e vështirë të imagjinohet se një takim midis Vuçiç’it dhe Kurtit mund të ndodhë para gjysmës së dytë të janarit, “përveç nëse e kërkon një situatë e re e rrezikshme”, thonë diplomatët evropianë në Bruksel.

Ndryshe, ashtu siç kishte bërë të ditur Borell, në bazë të rezultateve të vizitës së Lajçak’ut në Prishtinë dhe Beograd, ai do t’u dorëzonte një raport liderëve të BE-së ku shprehej nevoja që “të kapërcehen problemet dhe të hiqen barrikadat”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera