Lajme

Borrelli-Kurtit: Ndërhyrja e KFOR-it në veri nuk do të jetë e nevojshme

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 18 August 2022

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka siguruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ndërhyrja e KFOR-it në veri të Kosovës nuk do të jetë e nevojshme edhe pse gjatë ditës së djeshme mori mbështetjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se nëse rrezikohet stabiliteti janë të gatshëm të ndërhyjnë.

Kurti i tha Borrellit se shpreson se ndërhyrja nuk do të jetë e nevojshme, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, Kurti i tha Borrellit se takimi me Stoltenbergun ishte shumë i mirë.

-Advertisement-

Biseda e Borrellit dhe Kurtit gjatë pritjes:

Borrell: Dje keni takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, kam lexuar për të nga gazetat.

Kurti: Po, kam qenë një takim shumë i mirë.

Borrell: A ishte takim i mirë?

Kurti: Po.

Borrell: Ai ishte gati të dërgonte më shumë trupa nëse ishte e nevojshme?

Kurti: Epo nëse është e nevojshme po.

Borrell: Ndërhyrja nuk do të jetë e nevojshme.

Kurti: Edhe unë shpresoj kështu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera