Lajme

Borell: Situata e krijuar nga serbët në Kosovë, fort po e shqetëson BE-në

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 12 December 2022

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se situata e krijuar nga serbët në Kosovë, fort po e shqetëson BE-në.

“Shqetësuese është Kosova. Ne menduam se gjërat u qetësuan pas marrëveshjes për targat. Por sërish serbët e Kosovës, pas arrestimit të një ish-polici serb u përgjigjën me shumë probleme nëpër rrugë, duke i bllokuar ato, madje duke hedhur shok-granata ndaj disa prej zyrtarëve tanë policor. Kjo është e papranueshme. E di që të dy palët duan ta deeskalojnë situatën. Fuqishëm i thërras ato që ta bëjnë një gjë të tillë”, tha Borrell, nga Brukseli gjatë nisjes së punimeve të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Unionit.

“Por në këtë rast unë isha në kontakt me kryeministrin Kurti, Miroslav Lajçakun dhe presidentin Vuçiq. Kjo prishje e rendit publik, kjo dhunë nuk janë të përballueshme. Ata duhet t’i kthehen dialogut, duhet ta tejkalojnë tendencën për t’u përballur në rrugë e krijuar bllokada. Kjo nuk është mënyra për të arritur marrëveshje apo vazhduar bisedimet e për të kërkuar zgjidhje, e për të vazhduar procesin e normalizimit në të cilin ata janë të angazhuar”, iu tha Borrell mediave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera