Lajme

Borell: Kemi marrë përgjigjet e Kosovës dhe Serbisë për propozimin franko-gjerman, jemi duke i shqyrtuar

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 04 November 2022

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, ka theksuar se Bashkimi Evropian tashmë ka marrë përgjigje për propozimin franko-gjerman nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët. Ne jemi duke i shqyrtuar ato”, ka thënë Borell, në prag të t në prag të fillimit të takimit të ministrave të jashtëm të G7 në Munster, transmeton Shërbimi i Jashtëm Evropian (EEAS).

“Ne kemi punuar shumë për këtë me Përfaqësuesin tim Special [për Dialogun Beograd-Prishtinë], Miroslav Lajçák. Para verës, ne ua prezantuam planin të dyja palëve – Serbisë dhe Kosovës – për të kapërcyer gjendjen e përhershme të krizës në të cilën kemi punuar dhe për të kërkuar një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes tyre. Dhe unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim.

-Advertisement-

Ai më tutje tha se Brukseli tashmë ka marrë përgjigje nga të dy palët për këtë propozim dhe se përgjigjet e tyre janë duke u shqyrtuar.

“Mendoj se ky është një rast i mirë që duhet shfrytëzuar për t’i bërë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit – le të themi – më normale, sepse, në mënyrë që të dy vendet të përparojnë në rrugën e tyre evropiane, ky normalizim i marrëdhënieve është shume i rendesishëm.Borrell përmendi edhe Samitin që u zhvillua dje në Berlin, duke theksuar se për Ballkanin Perëndimor ka vetëm dy fjalë kyç: qëndrueshmëri dhe pajtim.

“Qëndrueshmëria ka të bëjë me rritjen e kapaciteteve të tyre – kapacitetin ekonomik dhe politik – për të përballuar sfidat. Ne po i mbështesim ata. Ne jemi investitorët më të mëdhenj në rajon. Ne i mbështesim ata gjithashtu për të luftuar dezinformimin dhe për t’u përballur me sulmet kibernetike dhe kërcënimet hibride që vijnë nga Rusia”, tha Borell.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera