Bombardime masive në Ukrainë, shtatë qytete shënjestra të raketave ruse
Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 15 November 2022
Një breshëri sulmesh raketore raportohet ta kenë kryer forcat pushtuese ruse kundër Ukrainës, të martën.
CNN raporton për të paktën shtatë qytete ukrainase të kenë qenë cak i sulmeve ruse, shkruan gazeta online Reporteri.net. Kjo valë sulmesh me raketa në zonat të ndryshme anembanë Ukrainës është e para këtë muaj, pas disa raundeve shkatërruese në tetor.
Kryvyi Rih, Rivne, Sumy, Poltava, Kharkiv, Lviv, dhe kryeqyteti Kiev janë zonat e konfirmuara tashmë si cak i këtyre sulmeve që erdhën vetëm pak orë pasi Presidenti Zelenskyy në samitin e G20’ës përshkroi një plan paqeje prej 10 pikash për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se sulmet ruse të së martës tregojnë se çfarë mendon Rusia për çdo negociatë të mundshme të paqes me Ukrainën.
“Raketat ruse po vrasin njerëz dhe po shkatërrojnë infrastrukturën në të gjithë Ukrainën tani” shkroi Kuleba në Twitter, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Sulmet raketore në Ukrainë rifilluan të martën pasmesditës, fillimisht në kryeqytetin Kiev. Administrata ushtarake e qytetit njoftoi se janë dëgjuar të paktën tre shpërthime dhe i udhëzoi banorët të qëndrojnë në strehimore.
Ndërkohë, edhe Ambasada e SHBA-së në Kiev lëshoi një alarm sigurie të martën duke paralajmëruar “për një kërcënim të vazhdueshëm të shtuar të sulmeve me raketa në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë Kievin dhe Rajonin e Kievit”.
“Ambasada e SHBA-së u bën thirrje qytetarëve amerikanë të vëzhgojnë alarmet ajrore, të strehohen siç duhet, të ndjekin udhëzimet nga autoritetet lokale dhe t’i referohen informacioneve shtesë të sigurisë” se si të strehohen nga një sulm me raketa.
Të tjera
-
Ulpiana e Memli Krasniqit radhitet përkrah PDK–së: Jemi bashkë për një Kosovë ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim...
-
Hamza: 150 milionë euro të destinuara për rrugën drejt Pejës kanë humbur dhe nuk janë shfrytëzuar
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, gjatë intervistës në emision...
-
Dumoshi falenderon Prishtinën: Kjo është mbështetja madhështore e qytetit të vjetër
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka publikuar fotog...
-
Dervishaj: Edhe Drenasi mundet 77 herë “Ma mirë”
Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza: Sa herë kam qenë në pozitë i kam rritur pagat, i rris prapë për 50%
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin "Pressi...
-
Rrezarta Krasniqi: 350 mijë euro u shpenzuan për lluks dhe “tallava” në “Davos”, ndërkohë Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas...
-
Hamza për ndërtimin e termocentralit me gaz amerikan: Kemi hupur shumë kohë si Kosovë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Pamje të rënda: Veterani i UÇK-së pëson aksident derisa ishte LIVE në facebook
Veterani i njohur i UÇK-së, Muhamed Kuka, ka pësuar aksident trafiku. Kuka i...
-
Mergim Lushtaku falenderon qytetarët: Kjo përkrahje e fuqishme është vlerësim ndaj PDK-së dhe 100% besim ndaj misionit “Ma Mirë”
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Haradinaj për Fushë Kosovën: Është Kosova në miniaturë
Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Forumi Intelektual E30-Ideal sonte ka mbaj...
-
Haradinaj nga ShBA: Duhet t’i kthejmë marrëdhëniet me administratën Trump, lajm i keq nëse mbetet Kurti
“Lajm i keq nëse nuk do ta ndërronim qeverinë Kurti”, ka thënë kandidati ...