“Boll mo!” – Rama fton qytetarët në protestë më 1 shtator kundër bllokimit të komunave
Autori: Gazeta inFokus
12:37 | 30 August 2026
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës dhe të gjithë Kosovës që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar nga kryetarët e komunave më 1 shtator.
Protesta do të mbahet në orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa Rama ka thënë se ajo organizohet kundër, siç pretendon ai, bllokimit të komunave dhe ndëshkimit të qytetarëve.
“Boll mo! Qytetarët nuk mund të ndëshkohen sepse nuk e kanë votuar Vetëvendosjen”, ka shkruar Rama.
Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti se po ua bllokon komunave mjetet dhe investimet për shkak të rezultatit zgjedhor, duke thënë se paratë e mbledhura nga qytetarët përmes tatimeve duhet t’u kthehen atyre përmes investimeve në shkolla, çerdhe, rrugë, shëndetësi dhe projekte të tjera.
“Kryeqyteti është i qytetarëve të tij. Nuk është vend ku pushteti qendror zbras inate politike, komplekse dhe motive të dyshimta për mos me u zhvillu ky vend! Kur qytetarët ndëshkohen për mënyrën si votojnë, kur paratë e tyre bllokohen dhe pushteti tenton të centralizohet në një dorë, kjo është rruga drejt autokracisë. Na nuk kemi me leju këtë! Prishtina është e Prishtinalive dhe e krejt Kosovës, dhe s’kemi me leju një njeri me plane e motive të dyshimta me nal zhvillimin e me përça një popull”, shkroi Rama.

T� tjera
-
Kryediplomati spanjoll: Kurrë s’do të jemi pengesë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit e as pengesë e afrimit të Kosovës me BE’në
Spanja nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, de...
-
Kusari-Lila në Vjenë: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në pa...
-
AUV kthen në Serbi 27 tonë misër për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar importin dhe ka kthyer...
-
Shqipëri/ Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda
Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autos...
-
Prokuroria Speciale nis hetimet për incizimet ku Halil Thaçi tregon se si bashkë me Kurtin kurdisi konkursin në KEK
Prokuroria nis hetimet për audio-incizimin që VOX Kosova publikoi, ku Thaçi t...
-
Alarmon AUV, tërhiqet nga tregu VITA 3.2%
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhers...
-
Tragjedi në Gjermani: Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Gjermani, ku kanë humbur...
-
Çitaku: Pas rivotimit, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshimin e Ligjit për Specialen
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në ...
-
Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka p...
-
OVL-UÇK: Nuk kemi besim në Dhomat e Specializuara, asnjë aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike të luftës
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për një person të plagosur
Një incident dyshohet se ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Çarshinë e Mad...
-
Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar në Ferizaj
Kolonel Lumni Graishta, pas afro tetë vitesh në pozitën e drejtorit rajonal t...





























