Lajme

Bogujevci: Ky është vetëm fillimi, jemi në proces të anëtarësimit në Këshill të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 14 October 2022

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujveci, të premten ka informuar deputete e Kuvendit të Kosovës lidhur me fjalimin e saj në Asamblenë e Këshillit të Evropës, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo e këtë fjalim e quajti një të arritur të madhe dhe për këtë falënderoi edhe disa nga deputetët që ishin pjesë e delegacionit.
“Për herë të parë na është dhënë e drejta e fjalës në seancën plenare si përfaqësues të Kosovës, unë ndihem shumë e nderuar së pari i falënderoj kolegët që pata nderin ti drejtohem asamblesë së përgjithshme të Këshillit të Evropës, faleminderit për nderin e dhënë kolegëve, Arben Gashi, Enis Kervan deputetes Ariana Musliu-Shoshi, Besnik Tahiri”, ka thanë Bogujevci.

Gjithashtu ajo tha se ky është vetëm fillimi dhe se jemi në proces te anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

-Advertisement-

“Ky është vetëm fillimi jemi në proces të anëtarësimit në Këshill të Evropës kemi shumë përkrahje ka shumë atmosferë pozitive por kemi edhe shumë punë për të bërë. Ngadalë dale po i afrohemi jemi në rrugën e drejtë në rrugën e duhur për të krijuar kushte për qytetarët qysh është gjykata për të drejtat e njeriut e të tjera, faleminderit edhe një herë për përkrahjen”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera