Sport

Boateng: Do të ishte e mrekullueshme sikur Messi të shkonte në Napoli

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 11 December 2020

Lionel Messi ishte shumë afër largimit të tij nga Barcelona verën e kaluar, shkruan Gazeta inFokus.

Argjentinasi ka vazhduar kontratën e tij në ‘Camp Nou’ për vetëm një sezon, deri në muajin qershor.

Por, ish- bashkë lojtari i tij, Kevin Prince Boateng ka thënë se nëse Messi do të largohej nga Barcelona dhe të shkonte në Napoli do të ishte si  një mrekulli, duke këshilluar argjentinasin të ndjek hapat e bashkë kombasit të tij tashmë të ndjerë, Maradona.

-Advertisement-

“Messi do të përfundojë kontratën te Barcelona, sa e mrekullueshme do të ishte nëse do të telefononte Napoli dhe thjesht të thotë ‘Po vij”.

“Ata nuk e japin më numrin 10, por do të kisha dashur të nderohet numri 10 i Maradonës, do të kisha dashur të vij ai dhe të luaj një apo dy vite, duke mos menduar për para apo diçka tjetër, vetëm me zemër”.

“Do të ishte si në filma. Ai do të duhej të shkonte në stërvitje me helikopter sepse njerëzit do ta hanin të gjallë. Ata do të ishin shumë të lumtur”.

Kujtojmë që për transferimin e Messit janë interesuar Paris Saint Germani dhe Manchester City./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera