Auto&Tech

BMW teston gjeneratën e re të X5

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 06 November 2017

Pas prezantimit të modelit X2 dhe derisa jemi duke pritur promovimin zyrtar të X4 të ri, BMW është duke testuar edhe gjeneratën e ardhshme të X5.

X5 aktual është shfaqur në vitin 2013, ndërsa gjenerata e re, e katërt, pritet të arrijë ka mesi i vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net. Model i maskuar në foto mund të jetë BMW X5 xDrive50i.

BMW X5 i ri do të ketë platformën CLAR, do të jetë më gjerë dhe më i lehtë në krahasim me gjeneratën aktuale. Po ashtu, motorët (benzinë apo dizel) që do t’i ketë X5 i ri do të shpenzojnë më pak karburant.

-Advertisement-

Ndër të tjera, gjenerata e re e X5 do të përfshijë këto versione: sDrive40i dhe xDrive40i me motor 3.0-litër me gjashtë cilindra e kapacitet prej 335 kuajfuqi, xDrive50i me motor 4.4-litër V8 me 465 kuajfuqi, xDrive30d me 265 kuajfuqi, xDrive40d me 320 kuajfuqi si dhe M50d me 400 kuajfuqi.

Natyrisht, në dispozicion do të jetë edhe versioni sportiv “M” si dhe ai hibrid.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera