Auto&Tech

BMW sjell M2 e veçantë, i tëri në të zezë

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 06 March 2018

Derisa pritet të prezantohet versioni i fuqishëm Competition, BMW ka prezantuar versionin e ri të veçantë të modelit aktual M2 Coupe.

BMW M2 Coupe tani është pjesë e serisë “Edition Black Shadow”, me të cilin shënon edhe M2-shin e 12,000-ë të shitur vitin e kaluar, transmeton Koha.net. M2 ishte modeli M më i shitur në gamë.

BMW M2 Coupe Edition Black Shadow vjen me eksterier me ngjyrë të zezë Sapphire metalike, rrotat e zeza me diametër prej 19-inç, maskën e përparme të zezë, pasqyrat nga fibra të karbonit, sistemin e shkarkimit të gazrave nga kromi, si dhe me difuzer të pasmë në version “Carbon”.

-Advertisement-

Gjithashtu, ky M2 Coupe në version Edition Black Shadow për blerësit evropianë do të jetë në dispozicion nga muaji i ardhshëm, me motorin standard me gjashtë cilindra e kapacitet prej 370 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me gjashtë shpejtësi ose marshin e dyfishtë me shtatë shpejtësi.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy