Bloomberg: Hija e Putinit përhapet në të gjithë Evropën pas fitores së ekstremit të djathtë në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus
18:07 | 07 September 2026
Fitorja e thellë e AfD në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt shihet si një pikë kthese jo vetëm për të djathtën ekstreme gjermane, por edhe për rritjen e forcave politike europiane që mbajnë qëndrime më të afërta me Moskën.
Sipas Bloomberg, AfD ka shprehur hapur simpatinë për presidentin rus Vladimir Putin dhe kundërshtimin ndaj mbështetjes së pakushtëzuar për Ukrainën, në një kohë kur Moska po shton presionin dhe aktivitetet e saj ndaj Bashkimit Europian.
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve padyshim që do të kënaqë Kremlinin. “Synimi i udhëheqjes ruse është destabilizimi i sistemit të vlerave të Perëndimit”, u shpreh Merz pas një takimi me drejtuesit e partisë së tij në Berlin, duke shtuar se këto vlera “nuk janë të negociueshme”.
Franca dhe Italia, rriten zërat kritikë ndaj mbështetjes për Ukrainën
Fenomeni nuk kufizohet vetëm në Gjermani. Në Francë dhe Itali, dy prej vendeve më të mëdha të BE-së, po forcohen figura politike që kërkojnë ndryshime në politikën ndaj luftës në Ukrainë.
Në Francë, Jordan Bardella ka argumentuar se mbështetja për Ukrainën duhet të jetë më shumë “transaksionale”. Sipas tij, për shkak të gjendjes së vështirë të financave publike franceze, Parisi duhet të kërkojë garanci dhe përfitime konkrete në këmbim të ndihmës ushtarake që i jep Kievit.
Bardella mund të marrë postin e kryeministrit nëse Marine Le Pen fiton zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Le Pen vijon të renditet ndër favoritet kryesorë në sondazhet për raundin e parë, çka ka shtuar shqetësimet për të ardhmen e mbështetjes franceze ndaj Ukrainës.
Në Itali, ndërkohë, ish-gjenerali Roberto Vannacci po fiton terren në sondazhe me një platformë nacionaliste, veçanërisht për emigracionin dhe mënyrën se si duhet të zhvillohet procesi i paqes për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Distanca mes partive të djathta europiane
Megjithëse forcat populiste të djathta po fitojnë terren në Europë, ato nuk kanë qëndrime identike ndaj Rusisë.
Qëndrimi i AfD-së për dëbime masive të të huajve ka krijuar distancë me forcat e afërta politike në Francë dhe Itali. Le Pen ndërpreu bashkëpunimin me AfD-në në vitin 2024, pas deklaratave të një deputeti gjerman për pjesëtarët e Waffen-SS.
Edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbajtur distancë nga AfD-ja, veçanërisht për shkak të lidhjeve të saj të ngushta me Rusinë. Partia e Melonit, Brothers of Italy, ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme marrëdhëniet transatlantike.
Rusia vazhdon politikën e saj agresive
Në të njëjtën kohë që forcat pro-ruse ose skeptike ndaj mbështetjes për Ukrainën po fitojnë terren në disa vende europiane, Moska nuk po jep sinjale për uljen e presionit ndaj Europës.
Kryeministri irlandez Micheal Martin deklaroi se Rusia po bëhet “gjithnjë e më e pamatur” brenda BE-së dhe se kjo është një realitet që Europa nuk mund ta injorojë.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka akuzuar Gjermaninë se po lëviz drejt një përplasjeje të drejtpërdrejtë me Rusinë. Duke iu referuar vendimit të Berlinit për të mbyllur disa shërbime diplomatike pas incidentit me dron në aeroportin e Leipzigut, Lavrov deklaroi se ky zhvillim mund të jetë “në njëfarë mënyre fillimi i një lufte të vërtetë”./Panorama.com

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...

































