Lajme

Blindohet Kryeministria, policia rrethon godinën

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 12 November 2022

Sot në orën 16:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë së Shqipërisë.

Rreth një mijë policë janë në gjendje gatishmërie, ndërsa disa akse rrugore janë të mbyllura që prej orës 15:00.

Policë me maska kundra gaz u panë në rrugë pak orë para fillimit të protestës. Tashmë ata kanë rrethuar Kryeministrinë.

-Advertisement-

Ndërtesa është blinduar dhe shtyllat e ndriçimit afër zonës ku do të mbahet protesta janë lyer me graso.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.

Ai ka mbërritur në selinë e PD-së rreth orës 14:00, pak para fillimit të protestës së 12 nëntorit. /euronews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera