Lajme

Blici serb e quan kriminel Ramushin, thotë se lirimi i tij është fitore e shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 27 April 2017

Pas lirimit të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt nga gjykata franceze e Colmarit, mediat serbe i kanë pushtuar ballinat e tyre për lirimin e kreut të AAK’së.

Në secilin shkrim të tyre Haradinaj thirret me epitetin kriminel.

Blici serb e nis shkrimin e tij me titullin “Krimineli Haradinaj: Kjo është një fitore për shqiptarët”.

-Advertisement-

Më pas ky portal shkruan se Haradinaj u lirua nga gjykata e Apelit në Francë duke e cituar Haradinajn të ketë thënë “ Kjo fitore është e shqiptarëve, tash jam i lirë të shkoj në shtëpi”.

Blici serb po ashtu kujton se si Serbisë i është refuzuar kërkesa për ekstradimin e Haradinajt në shtetin e tyre.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy