Lajme

Bleu pasaportë të vjedhur nga TikTok-u dhe u nis drejt Maltës, arrestohet i riu shqiptar (EMRI)

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 28 December 2022

Një shqiptar i cili ka udhëtuar me një pasaportë të vjedhur që kishte blerë në TikTok është dënuar me gjashtë muaj burg teksa po tentonte të fluturonte për në Dublin.

Jurgen Quku, 23 vjeç, u vu para gjykatës i akuzuar për përdorimin e një pasaporte që i ishte dhënë një personi tjetër.

Bëhet me dije se Quku u arrestua në aeroport pasi zyrtarët e emigracionit vunë re se i akuzuari po përpiqej të përdorte pasaportën e një burri tjetër për të hipur në një fluturim për në Dublin.

-Advertisement-

Quku tha në polici se ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte kaluar në Greqi në këmbë për shkak të ndalimit të udhëtimit. Pas një jave në Greqi, ai kishte blerë një pasaportë holandeze të vjedhur nga një shitës në TikTok dhe e përdori atë për të udhëtuar në Maltë.

Sakaq, gjykata urdhëroi që ai të rikthehej në Shqipëri menjëherë pas vuajtjes së dënimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera