Bledi Shkëmbi zbulon objektivin me Ballkanin, nuk është titulli kampion

Autori: Gazeta inFokus
16:22 | 21 February 2021
Ballkani e ka mposhtur Feronikelin me rezultat minimal 1-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e 20-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.
Në takimin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, golin e vetëm për vendasit e realizoi sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku, në minutën e 81’.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i ‘portokallinjve’, Bledi Shkëmbi, i cili ka thënë se kanë fituar një ndeshje të vështirë.
“Kemi mbyllur një ndeshje të vështirë, por kemi për ta bërë edhe me dy të tjera, të cilat janë shumë afër me kohën dhe ne duhet të përgatitemi për to. Do të shohim gjendjen e futbollistëve që kemi dhe më pas do i’a lëjmë kohës”, deklaroi fillimisht Shkëmbi.
Tutje tekniku nga Shqipëria ka theksuar se qëllimi kryesor i tij me Ballkanin është të dalin në Evropë.
“Marrëveshja ime me Ballkanin është të bëjmë maksimumin dhe me dëshirën më të madhe për të hyrë në Evropë. Nuk diskutohet se të dalësh kampion është shumë mirë, por ne qëllimin kryesor e kemi Evropën. Megjithatë, ne do të punojmë shumë dhe do të luftojmë për të dalë kampion deri në ndeshjen e fundit”, përfundoi Shkëmbi.
Pas kësaj fitore, Ballkani ia ka marrë Dritës vendin e parë me 44 pikë, aq sa kanë edhe gjilanasit që tani kanë zbritur në pozitën e dytë./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
“Afro 20 mijë euro kursime në bankë, banesë shtëpi, dy ara”, kjo është pasuria e Faton Pecit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka deklaruar pasurinë e tij në Agj...
-
Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit?
Emri i saj u hodh në votim tri herë, por Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvend...
-
Reuters njofton se SHBA po e mbyll Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, Kosova i humb mbi 200 milionë dollarë?
Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë amerikane (DOGE) i Elon Musk do t’i j...
-
“Duhet të veprojmë me guxim”, Fajon flet për procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor
Kryediplomatja sllovene Tanja Fajon dhe ish-presidenti i këtij vendi Borut P...
-
Beton Retkoceri bëhet atashe i mbrojtjes së Kosovës në Japoni
Nënkoloneli Beton Retkoceri është bërë Atashe i Mbrojtjes i Kosovës në Japoni...
-
Pasuria e Artane Rizvanollit: 200 mijë euro nëpër banka, 16 mijë euro veturë, 66 mijë banesë-dhuratë
Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Artane Rizvanolli ka deklar...
-
Të shtunën do të lëshohet alarmi në Prishtinë – Komuna del me njoftim
Komuna e Prishtinës ka dal me njoftim se ditën e shtunë më 26 Prill 2025, në ...
-
Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit – krejt çka u diskutua në takimin mes Sorensenit dhe Bislimit
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen u takua sot me krye...
-
LDK bën homazhe në 24-vjetorin e vr*sjes së Ismet Rracit
Kryesia e LDK-së, nënkryetari i këtij subjekti, Anton Quni, me bashkëpunëtorë...
-
Petkoviq dërgon një letër ndërkombëtarëve në Kosovë dhe Sorensenit plotë propagandë ndaj Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, i është ...
-
Tërmeti në Stamboll, mbi 230 të lënduar
Më shumë se 236 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e tërmetit me magni...
-
Fillon aplikimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Mitrovicën Veriore
Komuna e Mitrovicës Veriore, ka njoftuar se ka filluar aplikimi për legalizim...