Bizneset ankohen se s’i kanë marrë ndihmat nga 60-milionëshi i rimëkëmbjes
Autori: Gazeta inFokus
09:29 | 15 March 2021
Në një përgjigje për KOHËN nga Ministria e Financave është thënë se implementimi i programit të rimëkëmbjes po shkon sipas planit dhe se mjetet e ndara për bizneset i kanë fituar shumica e tyre.
Nga 222 milionë euro të parapara me programin e rimëkëmbjes ekonomike, deri më tash janë ndarë rreth 60 milionë euro nga Qeveria e Kosovës. Këto mjete janë destinuar për kategori të ndryshme, por për disa prej tyre ende ka ankesa se mjetet e ndara nuk kanë arritur në llogaritë e bizneseve, e disa nuk i shohin as si ndihma, por si “social”
Prishtinë, 14 mars – Rreth 60 milionë euro, nga 222 milionët e paraparë me programin e rimëkëmbjes ekonomike, janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve.
Nga Ministria e Financave kanë bërë të ditur se Qeveria ka ndarë mjete nga programi i rimëkëmbjes për afro 15 kategori deri më tash, mes tyre subvencione, shtesa e mbështetje financiare.
Nga programi për vitin 2021, mes të tjerash 13.5 milionë euro janë ndarë për pagesën e shtesës prej 30 eurosh për skemat pensionale, 12 milionë euro për subvencionet në bujqësi, 8 milionë euro shtesa mbi pagën bazë për personelin aktiv shëndetësor, 7.5 milionë euro për dyfishimin e pagesës së shumës së ndihmës sociale, 6.5 milionë euro për bizneset aktive dhe të vetëpunësuarit, ku sipas kritereve të përcaktuara, 3 milionë janë paraparë për gastronominë, hotelet, sallat e dasmave dhe ato sportive e të ngjashme.
Mirëpo jo të gjitha mjetet e ndara kanë shkuar në destinacionet e tyre. Arian Vranica nga Zyra Ligjore e Gastronomëve thotë se ky sektor ende nuk ka përfituar nga 3 milionët e ndarë për ta dhe për disa kategori të tjera, dhe se shuma që pritet t’iu ndahet, sipas tij, është qesharake.
“Nëse ndahet në mënyrë proporcionale kjo ndihmë në kuptim të numrit të bizneseve të cilat i ka gastronomia dhe të gjithë sektorët tjerë, atëherë do t’i binte diku rreth 20 deri në 150 euro për një biznes. Kjo është qesharake, do të thotë as ndihmë sociale nuk mund t’i themi të njëjtës”, ka deklaruar ai.
Vranica thekson se mbështetja financiare prej 3 milionësh nuk mund të kategorizohet si program për rimëkëmbje veçse si ndihmë emergjente.
“Natyrisht se kompensimi i tërësishëm nuk mund të bëhet me kapacitetet buxhetore të Republikës së Kosovës, mirëpo kjo as përafërsisht nuk është në vijë të drejtë me dëmet të cilat janë shkaktuar nga pandemia dhe nga masat shtrënguese të Qeverisë në sektorin e gastronomisë, përkatësisht si sektori më i goditur”, ka shtuar Vranica.
Nga programi i rimëkëmbjes për vitin 2021, përveç gastronomëve nuk kanë përfituar edhe shumë biznese të tjera.
Valon Sfarça, menaxher në një butik në Prishtinë, thotë se edhe pse ka aplikuar ende nuk ka marrë kurrfarë përgjigjeje nga Ministria.
“Ne kemi aplikuar, ende nuk na kanë dalë mjetet. Do të presim edhe pak, nëse nuk ka diçka konkrete do të ankohemi”, ka thënë Sfarça.
Në një përgjigje për KOHËN nga Ministria e Financave është thënë se implementimi i programit të rimëkëmbjes po shkon sipas planit dhe se mjetet e ndara për bizneset i kanë fituar shumica e tyre.
“Lidhur me masën prej 6.5 milionë eurosh për bizneset aktive dhe të vetëpunësuarit, sipas kritereve të përcaktuara me Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike (si vazhdimësi e masës prej 60 milionë euro e cila ishte implementuar në fund të vitit 2020), ju rikujtojmë se shumica e bizneseve kanë përfituar nga kjo masë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Nga MF-ja kanë theksuar se ata që nuk kanë përfituar mjete nga programi i rimëkëmbjes mund të parashtrojnë ankesa.“Për bizneset që konsiderojnë se i kanë plotësuar kriteret, por nuk kanë qenë përfituese, ato veçse janë udhëzuar që të drejtohen te komisioni i ankesave i cili ka bërë njoftime publike dhe udhëzime adekuate lidhur me këtë çështje”, thuhet tutje në përgjigjen e Ministrisë.

T� tjera
-
‘Vonesa’ në procedimin e buxhetit, Kurti njofton se të hënën miratohet në Qeveri, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
Ditën e sotme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur nj...
-
Policia bastisje në Zubin Potok, zbulohet çka u sekuestrua
Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi ka njoftuar se sot kanë kontrolluar n...
-
Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i 2027-tës ‘kaloi’ filtrin në VV – pastaj do të miratohet në Qeveri
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin...
-
Vrásja e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani akuzon Qeverinë se tentoi ta zhvendoste vëmendjen nga përgjegjësia institucionale përmes propagandës
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani gjatë një interviste në “Podcast me Shkël...
-
Asambleistja e PDK-së në Fushë Kosovë denoncon në Polici kërcënimin nga këshilltari i kryetarit të Komunës: Në prani të 10 dëshmitarve, u përballa me kërcënim
Asambleistja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Fushë Kosovë, Dardane ...
-
Aksident i rëndë në Shqipëri, vdes 46 vjeçari nga Kosova – lëndohet vëllai i tij
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet spor...
-
ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhim...
-
“Thuaj s’lejohet prote*sta, dhe të ikim në shtëpi”, policia rrethon disa protes*tues – nuk i lë t’i afrohen Kryeministrisë
Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar një grup të vogël protestuesish që ...
-
Protestuesit kërkojnë burgosje, shkarkime e dorëheqje për rastin e Arlinda Zekajt
Burgim për prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët që u morën me rastin e Arlinda ...
-
Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK
Ka ndërruar jetë Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i ...
-
Alarmante në QKUK: Ja sa muaj duhet të presin pacientët për një rezonancë magnetike
Pacientja ka treguar se ishte përballur me kufizime të papritura në ecje dhe ...
-
Qeveria franceze: Mbi 300 mijë persona iu bashkuan protestave në Francë
Qeveria franceze ka publikuar vlerësimin e saj për numrin e pjesëmarrësve në ...































