Lajme

Bislimi thotë se udhërrëfyesi mundëson faturimin e rrymës për komunat veriore të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 21 June 2022

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka folur për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka thënë se nga kjo mundësohet që edhe komunat veriore të Kosovës të bëjnë faturim të energjisë.

“Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin e Implementimit për Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015”.

-Advertisement-

“Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”,ka shkruar Bislimi në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera