Bislimi takohet me përfaqësuesin e FMN-së, diskutojnë për krizën e energjisë

Autori: Gazeta inFokus
14:19 | 01 November 2022
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me përfaqësuesin e Misionit të FMN-së, të udhëhequr nga z. Gabriel Di Bella.
Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media, ku është shtuar se në takim është diskutuar për krizën e energjisë, por edhe për gjetjet e misionit në lidhje me Kosovën, të cilat pritet të publikohen së shpejti.
Komunikata e plotë:
Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim përfaqësuesit e Misionit të FMN-së, të udhëhequr nga z. Gabriel Di Bella
Prishtinë, 1 nëntor 2022
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësuesit e Misionit të FMN-së, të udhëhequr nga z. Gabriel Di Bella.
Ky takim u realizua përgjatë takimeve të misionit me autoritetet në Kosovë. Gjatë takimit u diskutuan gjetjet e misionit në lidhje me Kosovën, të cilat pritet të publikohen së shpejti. Theksi kyç ishte në krizën e energjisë dhe mënyrat se si sfidat që ajo i sjellë do të mund të tejkalohen por edhe kthehen në mundësi për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Më tej, u diskutua për maturinë e treguar fiskale nga Qeveria, e cila e veçon Kosovën nga pjesa tjetër e rajonit. Ky është lajm shumë i mirë sepse hapësira fiskale e krijuar si rezultat i politikave të kujdesshme fiskale, e lë Qeverinë të bëjë përzgjedhje në mes të mundësive të ndryshme të investimit.
Zëvendëskryeministri Bislimi ndau me Misionin e FMN-së detaje nga masat e ndryshme që po i ndërmerr Qeveria për të lehtësuar krizën energjetike për qytetarët, një pjesë e të cilave tanimë do të financohet nga pakoja buxhetore e BE-së për Kosovën, në vlerë prej 75 milionë eurosh.

Të tjera
-
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë le të sjellë paqe, shëndet e begati për familjet e juaja
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari në prag të festës së Kurban Bajramit, ka...
-
Statovci thotë se VV me partitë në koalicion s’bëjnë pazare
Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka folur rreth deklaratave të partive...
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri letonez, e falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasad...
-
Trump lavdëron Merz: Një njeri dhe përfaqësues shumë i mirë i Gjermanisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump, ka lavdëruar...
-
Më 15 korrik shpallet aktgjykimi në shkallë të dytë ndaj Pjetër Shalës
Më 15 korrik 2025 është planifikuar qe të bahet seanca e apelit ku pritet të ...
-
A e pengoi Guxo koalicionin VV-Nisma? Përgjigjet Statovci
Deputetja e betuar nga Lista Guxo, Jeta Statovci ka thënë se nuk ka asgjë rea...
-
Tre të lënduar pas aksidentit mes tri veturave në Dobrush të Istogut
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti i cili ka ndodhur r...
-
Aksident mes dy veturave në Pogragjë të Klinës, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime serioze pas një aksidenti mes dy veturave i c...
-
I njihet statusi i viktimës edhe një personi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkon në 157 numri
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së me të akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Vse...
-
SHBA kujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë 26 vite më parë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka ndarë një fotografi historike n...
-
Osmani: Vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton përparimin e Kosovës drejt agjendës euroatlantike
Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësues të një grupi organiza...
-
AAK prezanton disa nga kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale
AAK-ja ka shpallur disa kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komuna...