Lajme

Bislimi takohet me Çobajn: “Përparimi i dy vendeve përforcohet përmes fuqizimit të bashkëpunimit”

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 23 November 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi për Kosovë, Bernard Çobaj.

“Përparimi i dy vendeve përforcohet përmes dhe fuqizimit të bashkëpunimit” tha Bislimi në kuadër të rrugëtimit të vendeve tona drejt Bashkimit Evropian, bëjnë të ditur nga zyra e kryeministrit.

Çobaj foli mbi angazhimin e përkushtimin e tij në rritjen e bashkëpunimit, ku veçoi posaçërisht dhe aktivitetet kulturore të zhvilluara së fundmi në ndërveprim mes palëve.

-Advertisement-

Në këtë prizëm, u bisedua dhe mbi marrëdhëniet bilaterale dhe për bashkëpunimin e fuqizuar përmes marrëveshjeve e projekteve që prekin infrastrukturën lidhëse mes dy shteteve, por edhe fushën e ekonomisë e turizmit.

Më tej, raportohet se palët diskutuan dhe mbi zhvillimet e fundit e bashkëpunimin rajonal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera