Lajme

Bislimi me përfaqësues të OEMVP-së diskutoi zhvillimin e projekteve të përbashkëta

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 21 February 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua të hënën me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP).

Në takim u bisedua mbi mundësitë e koordinimit dhe shtyrjes përpara të projekteve me benefite të përbashkëta.

Ata thanë se e shohin Procesin e Berlinit si mekanizëm të duhur të mbrojtjes dhe të produkteve të tyre, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë, përcjell Klankosova.tv.

-Advertisement-

Bislimi në takim përmendi vendimin gjatë Qeverisë Kurti I të ndarjes së 10 mijë eurove për rindërtimin e shkollës së djegur në Dacaj -Rozhaje, ndarjen e 500 mijë eurove për Luginën e Preshevës, si mbështetje financiare për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia, e deri tek 2 milionë eurot e ndara nga buxheti si mbështetje për Luginën gjatë vitit 2022.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera