Lajme

Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 16 mijë e 247 raste pozitive, 1 mijë e 231 raste aktive

Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 13 October 2020

Numri total i rasteve pozitive në vend është 16.247 raste nga 75.288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Që nga fillimi i pandemisë më 15 mars e deri tani 648 persona kanë humbur jetën.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.368 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.231.

-Advertisement-

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 702 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 68 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera