Lajme

Biden vihet pas atyre që ndihmojnë Rusinë, paralajmëron sanksione të reja

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 21 April 2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, më herët njoftoi se ShBA ka ndarë 800 milionë dollarë për t’i dalur në ndihmë Ukrainës.

Në një koferencë për media, Biden tha se janë duke ndaluar të gjitha anijet e mallrave që vinë nga Rusia, apo janë të lidhura me shtetin rus.

Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se u është vënë pas të gjithë atyre që ndihmojnë Rusinë, duke njoftuar një raund të ri sanksionesh ndaj bankave private dhe një rrjeti individësh që administrata pretendon se po përpiqen të ndihmojnë Rusinë t’i shmanget sanksioneve.

-Advertisement-

Ndikimi i sanksioneve pritet të ndikojnë deri në 15% në ekonominë ruse, për një periudhë afatgjate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera