Biden, Trump dhe sfidat e tyre në rritje në fushatën presidenciale të vitit 2024
Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 29 August 2023
Në fushatën presidenciale të vitit 2024, po shtohen sërish pikëpyetjet mbi kandidaturën e ish-Presidentit Donald Trump pasi ai u dorëzua tek autoritetet në Xhorxhia lidhur me akuzat për manipulim të zgjedhjeve javën e kaluar.
Megjithatë, sondazhet tregojnë se zoti Trump vazhdon të ketë një epërsi të thellë ndaj rivalëve në zgjedhjet paraprake të partisë republikane.
Disa ditë pas paraqitjes në një burg në Atlanta, ish-presidenti Donald Trump vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mbarë botën për shkak të ambicieve të tij politike.
Ish Presidenti Trump aktualisht përballet me 91 akuza penale që burojnë nga katër paditë ndaj tij. Një nga kandidatët republikanë për president, ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, në një intervistë për emisionin “This Week” të kanalit ABC, sugjeroi se zoti Trump është një barrë e rëndë për partinë e tij.
“Shumica e rivalëve të mi besojnë se mund të ketë një kriminel të dënuar si kandidati të partisë republikane për president dhe se ata e mbështesin atë dhe se ai mund t’i fitojë zgjedhjet. Por, unë mendoj se kjo është e pamundur”, tha ai.
Kandidati republikan për president Vivek Ramaswamy, i cili, së bashku me ish-guvernatorin Christie, mori pjesë javën e kaluar në debatin e parë të partisë së tyre, përmendi arritjet e ish-Presidentit Trump gjatë një interviste për emisionin “Meet the Press” të kanalit NBC.
“Dua të vazhdoj më tej atë që filloi ish-Presidenti Trump. Të them të drejtën, do ta ftoj atë të bëhet këshilltar. Nuk ka nevojë të nxjerrim të njëjtat mësime. Dua të vazhdoj aty ku e la ai”, thotë ai.
Problemet ligjore të zotit Trump nuk do të jenë pjesë e strategjisë së fushatës së Presidentit Joe Biden për zgjedhjeve e vitit 2024, tha për kanalin ABC bashkëkryetari i fushatës së zotit Biden, Cedric Richmond.
“Por ajo që do të them për Presidentin Biden dhe Nënpresidenten Harris është se ata janë përqendruar gjithmonë tek populli amerikan. Kështu që ata do të vazhdojnë punën për uljen e kostove, rritjen e pagave dhe forcimin e klasës së mesme”, tha ai.
Por ndërsa mosha e Presidentit Biden vazhdon të shqetësojë votuesit demokratë, senatori i pavarur Bernie Sanders, në një intervistë në kanalin NBC, sugjeroi rikthimin e vëmendjes tek politikat që janë në rrezik.
“A besoni se gratë kanë të drejtë të kontrollojnë trupin e tyre? Presidenti ka qenë i fortë në këtë çështje. A mendoni se ndryshimi i klimës është real? Apo jeni dakord me republikanët se ky problem nuk ekziston?”, pyeti senatori Sanders.
Ndërkohë, ish Presidenti Trump, i cili i ka mohuar të gjitha akuzat, po përpiqet të përdorë hetimet kriminale për të avancuar fushatën e tij presidenciale. Pjesë e kësaj përpjekje është edhe përdorimi i fotografisë së tij të realizuar nga autoritet e burgut në Atlanta, e cila po vendoset në bluza, filxhanë dhe artikuj të tjerë për qëllime të mbledhjes së fondeve./ voa
Të tjera
-
Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?
Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë e...
-
72 vjeçarja nga Kumanova mashtrohet nga shitësit e druve, raporton rastin në polici
MPB në Maqedoninë e Veriut njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka rap...
-
Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë...
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...