Biden thotë se do të flasë me Xi për balonën kineze

Autori: Gazeta inFokus
23:15 | 16 February 2023
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se pret që të flasë me homologun e tij kinez, Xi Jinping, lidhur me atë që Uashingtoni thotë se ishte balonë kineze e spiunazhit që avionët amerikanë e rrëzuan më herët gjatë këtij muaji teksa po kalonte mbi SHBA.
“Nuk jemi pranë një lufte të re të ftohtë”, tha Biden më 16 shkurt.
Biden, që foli për balonat kineze dhe tri objekte të paidentifikuara fluturuese që janë rrëzuar nga avionët amerikanë, nuk tha se kur do të bisedojë me presidentin Xi, por ai tha se Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë angazhimin diplomatik me Kinën për këtë çështje.
“Pres të flas me presidentin Xi, dhe shpresoj se do t’i shkojmë kësaj çështjeje deri në fund. Por, unë nuk kërkoj falje për rrëzimin e balonës”, tha Biden kur foli lidhur me kundërshtitë e shprehura nga Pekini.
Kina ka thënë se balona prej 60 metrash po monitoronte kushtet e motit, por Uashingtoni ka argumentuar se balona po vëzhgonte dhe në të kishte edhe pajisje elektronike.
Biden, që ka bërë vetëm disa komente publike lidhur me objektet fluturuese që u detektuan, duke nisur nga balona kineze, theu heshtjen pasi ligjvënësit kërkuan më shumë informacione lidhur me incidentin që ka shqetësuar shumë amerikanë.
Ai tha se komuniteti amerikan i inteligjencës ende po tenton që të kuptojë më shumë lidhur me tri objektet e tjera fluturuese të paidentifikuara. Njëra prej tyre u rrëzua mbi Alaskë, tjetra mbi Kanada dhe objekti i tretë u rrëzua mbi Liqenin Huron.
“Ne ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ishin këto tri objekte, por deri më tani nuk është sugjeruar se ato ishin të lidhura me programin e spiunimit kinez përmes balonave, apo se ishin makina vëzhguese nga ndonjë shtet tjetër”, tha ai.
Biden tha se objektet ka të ngjarë që janë detektuar për faktin se është rritur vëzhgimi i radarëve në përgjigje të incidentit me balonën kineze. Ai tha se ekipi i tij po punon për parametrat e rinj apo se kur duhet të lëshohen raketa drejt objekteve të tilla.
Komuniteti amerikan i inteligjencës beson se tri objektet ishin “me shumë gjasa balona të lidhura me kompani private, të rekreacionit apo instituteve kërkimore”, tha Biden./REL

Të tjera
-
Si kishte ndodhur vr*sja e taksistit nga Mitrovica, rast të cilin e ka dështuar Prokuroria
Në fushën e drejtësisë, ka raste që ende mbeten të pandëshkuara, jo nga m...
-
Apeli pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA
Gjykata e Apelit në Uashington më 3 maj miratoi pezullimin e vendimit të shka...
-
Përparim Rama për vdekjen e Martin Hajdarit: Figurë që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e kryeqytetit
Ka vdekur sot Martin Hajdari, pronari i lokalit ikonik “Te Martini”. Për v...
-
“Nuk ka ndodh me asnjë qeveri me u sulmu mediat si me qeverinë Kurti”- Alarmojnë Dakaj e Rexha për lirinë mediave
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i ftuar në “Podcast me Shkelzen Dakaj” në ...
-
“Qeveria Kurti është përkujdesur që mediat të përfundojnë kështu, duke i thanë popullit mos iu besoni”- Befason kryetari i AGK-së në ditën botërore të lirisë së shtypit
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i ftuar në “Podcast me Shkelzen Dakaj” në ...
-
Ia shkelën mbi 70 km/h në zonën 40, ndalohen dy shoferë në Ferizaj
Sot dy shoferë janë ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në qytetin e Ferizajt. ...
-
Kosovari vd*s pas s*lmit me th*kë në Zvicër, arrestohet një ugandas
Një burrë është goditur me thikë dhe është plagosur për vdekje në një apartam...
-
Drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve: Situata në Kosovë s’po përmirësohet
Renate Schroeder, drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve, ka thënë s...
-
Zëri i Amerikës rifillon punën javën e ardhshme
Zëri i Amerikës, të cilin administrata e Donald Trump filloi ta mbyllte në me...
-
Jehona Lushaku-Sadriu: I takon VV-së ta zhbllokojë procesin politik
Jehona Lushaku-Sadriu, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur pë...
-
Tre të lënduar në një aksident në Bresalc të Gjilanit
Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku k...
-
KFOR zhvillon patrullime përgjatë vijës kufitare për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë
Ushtarët amerikanë dhe gjermanë të vendosur në Komandën Rajonale Lindje të mi...