Biden prezantoi një pako të re ndihme amerikane për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus
13:57 | 21 May 2023
Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, njoftoi të dielën, më 21 maj, një pako të re ndihme ushtarake për Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus, e cila përfshin municion, artileri dhe automjete të blinduara.
Gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyi, i cili u mbajt në Japoni, Biden tha se SHBA-ja po bënë gjithçka që mundet për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës, në luftën e nisur nga Rusia më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Biden u takua me presidentin ukrainas në margjinat e samitit të Grupit Shtatë (G7) në Hiroshimë, i cili mblodhi së bashku liderët e ekonomive kryesore të botës – SHBA-së, Japonisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Kanadasë.
Udhëheqësit e G7-s ia sinjalizuan Rusisë gatishmërinë për të qëndruar pranë Ukrainës në terma afatgjatë, raporton Reuters.
Zelensky tha të dielën se ai “ia prezantoi botës formulën ukrainase të paqes me dhjetë pika”, gjatë një takimi me liderët botërorë në samitin në Japoni.
“Për sa kohë që pushtuesit janë në vendin tonë, askush nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Rusinë”, shkroi Zelensky në Twitter, duke theksuar se “bota ka fuqi të mjaftueshme për të detyruar Rusinë të bëjë paqe”.
“Bota jonë është e madhe, por ne jemi të gjithë së bashku në të. Që nga Japonia e deri te vendet arabe, nga Evropa në Amerikën Latine, ne gjejmë mbështetje për formulën tonë”, tha ai.
Siç raporton Reuters, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, të dielën, kur është pyetur nëse qyteti i Bakhmutit mbetej nën kontrollin e Kievit, duket se konfirmoi humbjen e tij, duke thënë “mendoj që jo”.
“Mendoj që jo. Sot për sot është vetëm në zemrat tona”, tha Zelensky para takimit me presidentin amerikan në Japoni.
Mbështetja e G7-s për Ukrainën
Samiti i Hiroshimës u fokusua në luftën e Rusisë në Ukrainë, sigurinë ekonomike, investimet e gjelbra dhe situatën në rajonin Indo-Paqësor.
Kryeministri japonez Fumio Kishida vlerësoi të dielën se ishte “e rëndësishme” që liderët e G7-s treguan solidaritet për të mbështetur ligjin dhe rendin ndërkombëtar, gjatë samitit ku presidenti ukrainas ishte i ftuar.
Këtë deklaratë Kishida e bëri në një konferencë për shtyp, me të cilën e mbylli samitit tre-ditor në Hiroshimë.
Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në ditën e fundit të samitit iu dha mundësia për të fituar vëmendjen e vendeve si Brazili dhe India, shkruan Reuters.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se programet e mundshme të aleatëve për trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët luftarakë F-16 ishin një mesazh për Rusinë se nuk pritet sukses në pushtimin e Ukrainës, madje edhe nëse konflikti është afatgjatë.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione kundër më shumë se 300 objektivave, që synojnë të ndëshkojnë Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Britania njoftoi planet për të ndaluar importet e diamanteve ruse, bakrit, aluminit dhe nikelit dhe njoftoi një valë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke synuar kompanitë e lidhura me vjedhjen e dyshuar të grurit ukrainas.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov vlerësoi se vendimet e G7-s në samit kishin për qëllim “frenimin e dyfishtë”, të Rusisë dhe Kinës.
Qasje e përbashkët ndaj Kinës
Liderët e G7-s njoftuan një qasje të përbashkët ndaj Kinës, duke dashur të “ulin rrezikun dhe jo të ndajnë” angazhimin ekonomik me vendin që konsiderohet “fabrika e botës”.
“Vendet e G7-s do të sigurojnë vazhdimin e investimeve të mëdha në Kinë, madje edhe përderisa reduktojnë ekspozimin ndaj rrezikut ndaj ekonomisë së dytë më të madhe në botë”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.
Kina kundërshtoi deklaratën e përbashkët të G7-s nga Hiroshima dhe u ankua te organizatori i samitit, Japonia, njoftoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme. /REL

Të tjera
-
Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit
2 mijë e 85 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. ...
-
“Nuk kemi pasur të keqe me askënd” – flet xhaxhai i 19 vjeçarit të vrarë në Vushtrri
Axha i Ardit Zymerit, 19-vjeçarit të vrarë mbrëmë në Vushtrri, Nysret Zymeri,...
-
Vjosa Osmani e Rifat Jashari shkojnë në kullën e Haradinjave për Epopenë e Dukagjinit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dë...
-
Arrestohet një grua në Vranidoll sụlmoi zyrtaren policore
Një incident ka ndodhur të dielën në fshatin Vranidoll gjatë trajtimit të një...
-
Abdixhiku në 26-vjetorin e bombardimeve: Fundament i lirisë dhe shtetësisë tonë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar 26-vjetorin e bombardimeve të ...
-
Arrestohet një person në Podujevë, kạnosi verbalisht një tjetër
Është arrestuar një person në Dobratin të Podujevës, pasi i njëjti dyshohet s...
-
Krasniqi: Kosova, një histori suksesi e lirisë dhe demokracisë në rajon, mirënjohje e përjetshme NATO-s
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sot, në...
-
Prokuroria jep detaje për vrasjen e 19-vjeçarit: Ende nuk dihet motivi që çoi te ky rast tragjik
Prokuroria Thelemore në Mitrovicë ka bërë të ditur se është ndaluar për 48 or...
-
Trump: Nuk ka njeri në botë që mund ta ndalojë Putinin përveç meje
Presidenti amerikan Donald Trump së fundmi ka realizuar një intervistë me the...
-
Emisari amerikan optimist për bisedimet për Ukrainën, thotë se Putini “dëshiron paqe”
I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, është shprehur optimist më 23 m...
-
Ngjarja e rëndë në Vushtrri, i dyshuari për vrạsjen pranon fajësinë
I dyshuari për vrasjen e 19 vjeçarit nga arma e zjarrit mbrëmjen e të dielës ...
-
Pranoi që ka kryer 8 vjedhje, arrestohet hajni në Ferizaj
Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, pas një hetimi intensiv l...