Prokuroria jep detaje për vrasjen e 19-vjeçarit: Ende nuk dihet motivi që çoi te ky rast tragjik

Autori: Gazeta inFokus
10:45 | 24 March 2025
Prokuroria Thelemore në Mitrovicë ka bërë të ditur se është ndaluar për 48 orë i dyshuari për vrasjen e një 19 vjecari, mbrëmjen e së dielës në Vushtrri.
Zëdhënësi i Prokuroris , Valon Preteni ka thënë për Gazetën Infokus se gjatë hetimit do të zbulohet ehde motivi që qoi deri tek ky rast i rëndë.
I dyshuari tashmë ka pranuar fajësinë dhe pritet që prokuroria të bëjë kërkesën për caktimin e paraburgimit.
“Lidhur me rastin e ndodhur mbrëmë në Vushtrri është arrestuar një i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”, dhe i njëjti me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer kjo vrasje, si dhe janë duke mbledhur provat relevante në lidhje me rastin. Gjatë marrjes së deklaratës i dyshuari e ka pranuar fajësinë për vrasjen. Në afatin e paraparë ligjor prokuroria do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për këtë rast. Gjatë hetimit do të zbulohen edhe motivet që quan në këtë ngjarje”, ka thënë Preteni për Infokus.
Kujtojmë se mbrëmë qyteti i Vushtrrisë u trondit pasi 19 vjecari, Ardit Zymeri mbeti i vdekur nga plagët që mori nga arma e zjarrit të cilën e shkrepi i dyshuari Bleon Dibrani.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Dubofc, në orën 16:30.

Të tjera
-
Zbulohet pllaka përkujtimore e Ismet Rracit, Abdixhiku: Trashëgimia politike e tij vazhdon të jetojë brenda LDK’së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur ...
-
Sorensen pas takimit me Gjuriq e Petkoviq: Patëm diskutim të mirë rreth përpjekjeve për përparim në dialog
Peter Sorensen, i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Se...
-
Mediat serbe: Djali i Trumpit do të takohet përsëri me Vuçiqin nesër në Beograd
Donald Trump Jr., djali i ish-presidentit amerikan Donald Trump, nesër do të ...
-
Njësia Speciale arreston ministren boshnjake
Raportohet se është arrestuar një ministre në Bosnjë e Hercegovinë. Sipas ...
-
Thaçi deklarohet i pafajshëm për formën e re të përgjegjësisë që iu shtua në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Hashim Thaçi ka deklaruar se është i pafajshëm për formën e re të përgjegjësi...
-
Aprovohet tërheqja e një viktime nga procedurat në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, ishte e shqetësuar për sigurinë
Në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasn...
-
S’ka zgjedhje pa u kryer konstituimi i Kuvendit, Cakolli përgënjeshtron Mimoza Kusarin: Pretendime të pasakta
Sot, për herë të gjashtë radhazi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituoh...
-
Paralajmërimi për mbylljen e MCC, Selimi përmend vonesat që i shkaktoi Qeveria Kurti: Lajm tejet i keq, pasojat i paguajnë qytetarët
Ish-drejtori ekzekutiv i MCC-së, Petrit Selimi tha se paralajmërimet për mbyl...
-
Bekë Berisha: Edhe Fitore Pacollin do ta votoja, jam goxha praktik
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka shprehur gatishmërinë për të votuar kandi...
-
Sveçla jep detaje: Aksioni në Kaçanik po vazhdon, ka arrestime të reja
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se aksioni i ...
-
Vetaksident në Suharekë, vdes një person
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mbrëmjen e...
-
Albulena Haxhiu e gatshme për zgjedhje të reja, Hekuran Murati jo, çfarë po ndodhë në LVV?
Edhe sot për të gjashtën herë dështoi të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe p...