Biden: Partneriteti SHBA-Vietnam nuk synon ta frenojë Kinën
Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 11 September 2023
Presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur bisedimet e nivelit më të lartë të muajve të fundit me drejtuesit kinezë. Bisedimet u bënë rishtazi gjatë takimit të nivelit të lartë të 20 vendeve me ekonomitë më të mëdha të botës në Nju Delhi, të Indisë.
Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Nike Ching, gjatë një vizite më pas në Vietnam, Presidenti Biden tha se partneriteti strategjik gjithëpërfshirës mes Shteteve të Bashkuara dhe Vietnamit nuk synon frenimin e Kinës.
Në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës, Presidenti Joe Biden tha se u takua me Kryeministrin kinez Li Qiang, në kuadrin e takimit të nivelit të lartë të G20-ës në Indi. Gjatë një konference për shtyp në Hanoi, Presidenti Biden tha se mungesa e Presidentit kinez Xi Jinping nga bisedimet në G20, mund të jetë rezultat i krizës së brendshme ekonomike në Kinë.
“Është i zënë tashmë. Ka papunësi masive mes të rinjve. Një ndër shtyllat kryesore ekonomike të planit të tij nuk po funksionon tani. Nuk jam i gëzuar për këtë. Por, nuk po funksionon. Kështu që po përpiqet ndoshta të gjejë zgjidhjen. Nuk e di”, tha Presidenti Biden.
Udhëheqësi amerikan tha se Uashingtoni nuk dëshiron të frenojë Kinën. Presidenti Biden gjithashtu tha se nuk mendon se do të ketë një sulm ushtarak ndaj Tajvanit për shkak të krizës ekonomike të Kinës. Kina e konsideron Tajvanin një provincë të shkëputur dhe nuk ka përjashtuar ndonjëherë përdorimin e forcës ushtarake për të marrë kontrollin e plotë të këtij territori të vetëqeverisur.
“Nuk mendoj se kjo do ta shtyjë Kinën të sulmojë Tajvanin. Madje është e kundërta. Kina ndoshta nuk ka kapacitetet që ka patur më parë. Por siç thashë, nuk synoj të dëmtojmë Kinën. Sinqerisht”, tha Presidenti Biden.
Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami po rrisnin nivelin e marrëdhënieve në një partneritet strategjik gjithëpërfshirës – statusi më i lartë diplomatik i dhënë ndonjëherë Hanoit.
Uashingtoni dhe Hanoi vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje në lidhje me çështje të të drejtave të njeriut, por pretendimet e mëdha territoriale të Kinës në pjesët e diskutueshme të Detit të Kinës Jugore i kanë afruar më shumë me njëri-tjetrin Shtetet e Bashkuara dhe Vietnamin, thonë analistët.
“Nuk është se zgjedhin anën e Amerikës. Mbajnë Amerikën afër për të ruajtur balancën me Kinën… Për këtë çështje, Vietnami e shikon Kinën njësoj siç e perceptojnë Shtetet e Bashkuara; pra Vietnami e shikon Kinën si një fuqi agresore, kërcënuese, revizioniste dhe që shkel rregullat. Kështu që kur Shtetet e Bashkuara flasin për lirinë e lundrimit dhe respektimin e kuadrit ligjor, Vietnami është plotësisht dakort për këtë çështje”, thotë Greg Poling, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara janë tregu kryesor për eksportin e mallrave vietnameze. Vizita e Presidentit Biden do të inkurajojë gjithashtu tregtinë dhe investimet mes dy vendeve, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përpiqen të krijojnë një zinxhir furnizimi më pak të ndërvarur nga Kina./VOA
Të tjera
-
Tragjedia në Peqin! Fëmija në trotuar pranë shkollës, makina me shpejtësi devijon mjetin tjetër dhe e përplas për vdekje
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën ditën e sotme një fëmijë 10 vjeç në Pa...
-
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
Nëntori sjellë Magjinë në ETC Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmim...
-
Dogana e Kosovës i largon pesë punëtorë nga puna
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe se ka de...
-
Hamza mbledh qytetarët në Fushë Kosovë: Ne mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë e më të sigurt
Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me...
-
“Nuk ndjehem i sigurt” – Kajtazi kërkon që Prokuroria Speciale të merret me rastin e tij
Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar edhe njëherë tjetër pasi një pajisjes përgj...
-
Raporti i Progresit për Serbinë, Kamberi: Thirrje për barazi dhe drejtësi për shqiptarët e Luginës
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë s...
-
Sinani: Raporti i BE-së për Serbinë, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të diskriminuar
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se në Raportin e Komisionit Ev...
-
Maqedoncit i konfirmohet mundësia për dërgimin e kadetëve në Katar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është pritur me ceremoni të lartë ushta...
-
Kurti në konferencën “Business Agility Day”, fton kompanitë e huaja të investojnë në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Zvicër, po merr pjesë ...
-
MSh-ja organizon sonte mbrëmjen rozë
Me rastin e përfundimit të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, M...
-
Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se Kosova ...
-
Krasniqi: 500 bursa do të ndahen për nxënësit nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, k...