Biden: Ideologjia e Trumpit kërcënon demokracinë amerikane
Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 02 September 2022
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka kritikuar më 1 shtator, Donald Trumpin dhe mbështetësit e tij “ekstremistë”, duke i cilësuar ata si armiq të demokracisë amerikane.
Duke folur në Filadelfi, presidenti amerikan sulmoi të gjithë republikanët që mbështesin ideologjinë e ish-presidentit Trump “Ta bëjmë Amerikën të Shkëlqyeshme Përsëri (MAGA)” dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij që ta luftojnë këtë ideologji.
“Donald Trump dhe republikanët MAGA paraqesin një ekstremizëm që kërcënon themelet e republikës sonë”, tha Biden duke folur pranë vendit ku u miratuan mbi dy shekuj më parë Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta amerikane.
“Ata përqafojnë zemërimin. Ata lulëzojnë në kaos. Ata nuk jetojnë në dritën e së vërtetës, por nën hijen e gënjeshtrës”, tha Biden.
“Nuk ka vend për dhunë politike në Amerikë. Pikë. Asnjë vend. Kurrë”, tha presidenti demokrat. Kjo deklaratë ishte referencë ndaj sulmit ndaj Kongresit amerikan vitin e kaluar nga mbështetësit e Trumpit, të cilët refuzonin që të pranonin humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale.
Duke përmendur sulmin mbarëkombëtar ndaj të drejtave të abortit nga konservatorët e linjës së ashpër – dhe frikën se liritë e tjera nga qasja në kontracepsion e deri te martesat e gjinisë së njëjtë – presidenti amerikan akuzoi se “forcat MAGA” janë “të vendosura që ta kthejnë shtetin prapa”.
Teksa po luftohet për kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e nëntorit, Biden iu drejtua republikanëve tradicionalë që t’i bashkojnë forcat me demokratët dhe të refuzojnë politikën e Trumpit, që ende ka ndikim mbi pjesën më të madhe të Partisë Republikane.
Biden e bëri të qartë se demokratët synojnë që zgjedhjet e nëntorit t’i shndërrojnë një referendum për Trumpin, duke thënë se Partia Republike është tërësisht “e dominuar dhe e frikësuar” nga ish-presidenti dhe agjenda e tij MAGA.
“Dhe kjo paraqet kërcënim për këtë shtet”, tha ai, duke insistuar se demokracia amerikane duhet të mbrohet.
“Mbrojeni atë. Ngrihuni për demokracinë”, bëri thirrje Biden.
Trump është kundërpërgjigjur ndaj akuzave të Bidenit përmes rrjetit të tij social, Truth Social. Ai tha se Biden nuk është i kualifikuar për të qenë president.
“Nëse ai nuk dëshiron që ta bëjë Amerikën të Shkëlqyeshme Sërish, që përmes fjalëve, medimeve dhe veprimeve, ai nuk do, atëherë ai nuk duhet të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Trump.
Fjalimi i Bidenit – që u prezantua si fjalim për “betejën për shpirtin e kombit” – kishte për bazë një artikull që ai botoi më 2017 në The Atlantic, pas një proteste vdekjeprurëse të nacionalistëve të bardhë në Çarlostvill të Virxhinias, ngjarje, që sipas Biden, e shtyri atë të garojë për president.
“Ne po jetojmë në një betejë për shpirtin e këtij kombi”, kishte shkruar atëbotë Biden.
Sipas një sondazhi të publikuar më 1 shtator nga The Wall Street Journal, nëse zgjedhjet për Kongres do të mbaheshin sot, 47 për qind e votuesve të regjistruar do të votonin për demokratët dhe 44 për qind për republikanët.
Në mars, sondazhet treguan se republikanët ishin në pesë pikë në epërsi.
Demokratët po shpresojnë të fitojnë zgjedhjet e nëntorit që kanë të bëjnë me të gjitha mandatet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një të tretën e ulëseve në Senatin amerikan. Tradicionalisht, zgjedhjet e ndërmjetme nuk favorizojnë partinë në pushtet.
Megjithatë, gjërat janë përmirësuar në favor të Bidenit së fundi, teksa inflacioni ka nisur që të ulet dhe në Kongres janë miratuar një sërë reformash. Ndërkaq, Trump është duke u përballur me një seri hetimesh kriminale.
Sondazhet po ashtu tregojnë se ka mbështetje në mesin e amerikanëve për të drejtat e abortit, gjë që mund të dëmtojë republikanët në zgjedhje./REL
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...