Betohet kryeministri i ri spanjoll Pedro Sanchez
Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 02 June 2018
Kreu i Partisë Socialiste spanjolle, Pedro Sanchez bëri betimin si kryeministër i ri i vendit, një ditë pasi mocioni i tij i mosbesimit rrëzoi konservatorin Mariano Rajoy, që e mbante postin prej gati 7 vjetësh.
Sanchezi ateist u betua që të mbrojë Kushtetutën pa e mbështetur dorën mbi një bibël apo kryq, hera e parë që ndodh kjo në historinë moderne të vendit.
Udhëheqësi socialist, partia e të cilit ka vetëm një të katërtën e vendeve në Parlament, arriti të siguronte mbështetjen e 6 partive të tjera për të përmbysur Rajoyn pas një skandali gjigant korrupsioni. Tani, 46-vjeçarit i duhet të mendojë se cilët do të jenë njerëzit që do të përfshijë në kabinetin e tij, ndërsa listën pritet ta bëjë publike javën që vjen.
Premtimi solemn gjatë ceremonisë së shkurtër në rezidencën mbretërore në Madrid ishte të përmbushë detyrimet e tij me ndërgjegjje, nder, besnikëri ndaj Mbretit e të mbrojë dokumentin themeltar të shtetit.
Po të shtunën u betua edhe qeveria e re rajonale e Katalonjës, betejën e së cilës për pavarësi Rajoy e mbylli me një grusht të fortë dhe vendosjen e sundimit direkt të Madridit, 7 muaj më parë. Presidenti i ri katalanas, Joaquim Torra, aleat i ngushtë i liderit të përmbysur separatist Carles Puigdemont, u zotua që të vazhdojë përpjekjet për shkëputjen e rajonit nga Spanja.
Të tjera
-
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, ...
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Osmani thotë se Kanadaja ka aprovuar kërkesën e saj për Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Hali...
-
Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatd...
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...
-
Haradinaj: Fatmir, po i vie era fitore – anëtarësimi në NATO në vitin e parë të qeverisjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalici...
-
Hekuran, ku është shpifja këtu? Deputetja Bajrami publikon shifra për kontratat e negociuara
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është kun...
-
Vrạsja e nxënësit në Tiranë, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komento...
-
Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar aktivitetet sportive në kuadër të s...