Beteja në Bakhmut dëmton rëndë forcat “Wagner”! Kreu i ushtrisë paramilitare pranon humbjet, letër ministrit të Jashtëm rus
Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 30 March 2023
Kreu i grupit mercenar rus Wagner ka pranuar hapur se luftimet për qytetin ukrainas të Bakhmutit kishin shkaktuar dëme të rënda në forcat e tij, si dhe palën ukrainase. Qyteti i vogël lindor që ka qenë prej muajsh objektiv i një ofensive ruse, ka parë luftime dhe shkatërrime intensive në atë që është bërë beteja më e gjatë dhe më e përgjakshme e luftës.
“Beteja për Bakhmut tashmë ka shkatërruar praktikisht ushtrinë ukrainase, dhe për fat të keq, ajo gjithashtu ka dëmtuar rëndë kompaninë ushtarake private Wagner”, citohet të ketë thënë shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Zyrtarët rusë thonë se forcat e tyre janë ende duke marrë terren në luftimet e kryera rrugë më rrugë brenda Bakhmutit, por deri më tani nuk kanë arritur ta rrethojnë atë dhe të detyrojnë ukrainasit të tërhiqen.
Sakaq, Inteligjenca ushtarake britanike tha të mërkurën se ukrainasit kishin larguar me sukses rusët nga një prej rrugëve kryesore të furnizimit të qytetit.
Disa ditë më parë, Prigozhin i kishte thënë ministrit rus të Mbrojtjes, përmes një letre se ushtria ukrainase po planifikonte një ofensivë të afërt që synonte të “shkëpuste forcat e tij Wagner nga trupi kryesor i trupave ruse në Ukrainën lindore”.
Në letrën e publikuar nga shërbimi i tij për shtyp, Prigozhin tha se “sulmi në shkallë të gjerë” ishte planifikuar për në fund të marsit ose fillimin e prillit.
“Unë kërkoj nga ju që të merrni të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar shkëputjen e kompanisë ushtarake private Wagner nga forcat kryesore të ushtrisë ruse, gjë që do të çojë në pasoja negative për operacionin ushtarak special”, citohej të ketë thënë ai, me terma që përdor Moska për luftën e saj në Ukrainë.
Kjo thuhet të jetë hera e parë që Prigozhin publikonte një korrespondencë të tillë me Ministrin e Mbrojtjes, të cilin e ka kritikuar shpesh për zhvillimin e luftës. Lëvizja e pazakontë dukej se kishte edhe qëllimin që të fajësohej Shoigun, e jo Prigozhin, nëse manovra e supozuar ukrainase rezulton e suksesshme.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (E Martë) në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me resh...
-
Rrezarta Krasniqi nga inaugurimi i Trumpit: SHBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh
Deputetja nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi sot...
-
Mbesa e lumtur për rikthimin e gjyshit president
Donald Trump është betuar sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara t...
-
Von der Leyen: BE-ja pret të punojë nga afër me Trumpin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpi...
-
Memli Krasniqi: Bedri Hamza do të përfundoj autostradën e Gjilanit-Albin Kurti as fabrikën e keçapit nuk e bëri e po bën autostradën
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës(PDK), Memli Krasniqi në emisionin Ru...
-
Memli Krasniqi: Kësaj radhe do të kemi mbështetje shumë më të madhe nga mërgata
Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin ...
-
Daut Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Vizita në SHBA – Shkëlqim Devolli në Capitol, me përcjellje të Shërbimit Sekret
Shkëlqim Devolli, ka qenë nën shoqërimin e njerëzve të afërt të presidentit, ...
-
Memli Krasniqi viziton luftëtarin e UÇK-së në Malishevë: Në qeverisjen e PDK-së veteranët do të trajtohen me dinjitet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mali...
-
Kallas uron Trumpin: Bashkë jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Dona...
-
Ferat Shala fton qytetarët të mbështesin Betim Gjoshin në zgjedhjet e 9 shkurtit : Një djalë i palodhur dhe i përkushtuar
Kandidati për deputet me numër 16 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza në Dragash: 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka mbajtur një tubim ed...