Lajme

Besnik Tahiri në Bllacë ua kujton fëmijëve “Holokaustin” e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 10 April 2022

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, në 23-vjetorin e dëbimit të shqiptarëve, i ka dërguar fëmijët e tij në Bllacë për ta kujtuar vuajtjen dhe sakrificën e popullit shqiptar në rrugën drejt lirisë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Këtë vikend bashkë me Kaonin e Nolin, në 23-vjetorin përkujtimor të dëbimit, Holokaustit shqiptar, në vizitë tek memoriali, Bllaca 99, për ta kujtuar vuajtjen dhe sakrificën e popullit shqiptar në rrugën drejt lirisë. Mos të harrojmë kurr se #Bllaca99 është histori e pashlyer e vuajtjeve të Kosovës”, shkruan Tahiri.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera