Lajme

Bërnabiq i reagon Borrellit pas kërkesës për heqjen e barrikadave

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 11 December 2022

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka reaguar ndaj deklaratës së kryediplomatit evropian Josep Borrell i cili tha se “ grupet serbe duhet të heqin menjëherë barrikadat”.

Bërnabiq ka thënë se “me sa duket Quinti së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së Borrellin thonë se barrikadat në veri të Kosovës duhet të hiqen sepse janë të paligjshme”.

“Interesante, ata nuk janë aq të zëshëm për paligjshmërinë e arrestimit të serbëve, për shembull Dejan Pantiqit, i cili u arrestua dje pa asnjë provë, apo kur policia e Kosovës shkel marrëveshjen e Brukselit duke hyrë të armatosur në komunat me shumicë serbe në veri me pushkë/tyta të gjata. Ata njerëz në barrikada shprehin qartë protestën e tyre dhe e bëjnë në mënyrë paqësore. E vetmja mënyrë me të cilën mund të dëgjohen, për fat të keq, është në barrikada”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera