Lajme

Bërnabiq: Është e qartë se Asociacioni duhet të formohet

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 19 March 2023

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha pas bisedimeve në Ohër, se është e qartë se Asociacioni do të duhet të formohet. Sipas saj, kjo është pika e parë e të gjitha marrëveshjeve të mëtutjeshme implementuese.

Ajo mes tjerash tha se “është plotësisht e qartë se kjo do të duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2013 dhe 2015”, transmeton Klankosova.tv.

Bërnabiq për Tanjug deklaroi se krijimi i një asociacioni të tillë do të jetë rezultat i punës, dhe luftës së presidentit serb,  Aleksandar Vuçiq, 10 vjet më parë dhe gjatë dekadës së kaluar si dhe sot, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera