Sport

Berlusconi flet për transferimin e Higuainit te Milan

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 01 August 2018
Ish-pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, e ka dhënë pëlqimin e tij ndaj transferimit të sulmuesit Gonzalo Higuain drejt Milanit. Ai e ka cilësuar Higuanin si një kampion që çdo klub do të donte ta kishte.
Argjentinasi pritet t’i bashkohet skuadrës së Milanit si huazim për 18 milionë euro, me opsionin për ta blerë atë, pas përfundimit të sezonit, për 36 milionë euro. Fillimisht thuhej se 30-vjeçari ishte skeptik ndaj këtij transferimi, por tani raportohet se edhe ai ka arritur marrëveshje për kontratën e tij me Milanin, transmeton Gazeta Express.

“Unë tani e ndjek Milanin vetëm si tifoz, dhe si një tifoz, zemra ime është gjithmonë me klubin. Nuk jam më në një pozitë që të jap mendime se si duhet të menaxhohet klubi. Për këtë punë janë pronarët e rinj”, ka thënë Berlusconi, i cili drejtoi Milanin nga viti 1986 deri në vitin 2017.

“Higuaini? Ai është një kampion që çdo ekip do të donte ta kishte, but unë nuk e di nëse Milani do ta transferojë atë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera