Berisha viziton punimet e natës në rrugën Prishtinë-Podujevë: Askush nuk po punon

Autori: Gazeta inFokus
09:45 | 15 July 2023
Hisen Berisha i PDK-së ka thënë se kryeministri Albin Kurti po gënjen duke thënë se po punohet gjatë natës për të kryer punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Ai ka vizituar këtë aks rrugor natën e 14 korrikut dhe nga atje ka publikuar disa fotografi. Deputeti ka shtuar se turni i tretë i cili duhet të fillojë punën nga ora 22:00 deri në orën 01:00 nuk ka qenë duke punuar.
“Me shpurën tënde të mashtruesve, improvizuat një vizitë në lotin, ku po kryhen punime, në rrugën Bardhosh, Trudë, Lebanë, Besi, Kulinë, Lupq i Poshtëm, Shakovicë, Lluzhan, në Aksin Prishtinë- Podujevë, (duke i detyruar punëtoret e kompanisë punëkryese, të ndezin makineritë dhe të improvizojnë, sikur po punohet në tre turne). Sonte e vizitova Podujevën, e në periudhën kur fillon turni i tretë, nga ora 22, deri 01h, pas mesnate, vizitova lotet ku po kryhen punimet. Për kureshtje ti bëra disa fotografi e video dëshmi. Nuk po u punuaka në turn të tretë, Kryeministër! E tani po e shoh se as në rrugën Klinë – Gjakovë, në lotin Rakovinë – Kodra e Becit, nuk po punohet, as në dy turne së paku”, ka shkruar në Facebook Berisha.
Berisha ka theksuar se Kurti këtë e ka përdorur si strategji meqë “po hyjmë në vit elektoral” e se po mundohet t’i rrisë investimet publike “që i keni penguar e ndaluar për tri vite”.
“Nuk do të lejojmë ti mashtrosh qytetarët më! As edhe ata që ju i quani ‘analfabet funksional’, se ky popull i vuajtur për liri e mirëqenie, nuk meriton të mashtrohet. Demaskimi i politikave tuaja mashtruese, që tani po rezultojnë edhe të konfirmuara me Radojçiqa e Simiça të Beogradit, është edhe një motiv shtesë, pse do të jem në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar tutje Berisha.
Kryeministri Kurti dy ditë më parë u kishte bërë thirrje operatorëve ekonomike që të ngrisin kapacitetet për të vazhduar punimet në rrugët që kanë nisur prej vitesh e s’janë përfunduar. Ai vetë vizitoi rrugën Prishtinë-Podujevë dhe nga aty pati thënë se po vazhdojnë punimet edhe gjatë natës.

Të tjera
-
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgj...
-
Sala Jashari e vazhdoi seancën me deputetët e ish-opozitës
Deputetja e betuar e PDK-së, Sala Jashari, sot e vazhdoi seancën me deputetët...
-
Ramadani: A ka VV bile një patriot a patriote që do të ngrejë zërin kundër diktatit?
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka pyetur nëse ka persona në VV-s...
-
Vdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana
Një lajm i trishtë ka goditur komunitetin e minatorëve dhe familjen e madhe t...
-
Dështoi 43 herë, Haxhiu sërish me akuza për opozitën
Pas dështimit të 43-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kandid...
-
Situatë e rënduar në Teksas – të paktën 81 të vdekur e mbi 40 të tjerë të zhdukur
Të paktën 81 persona janë konfirmuar të vdekur në Teksasin qendror dhe 41 të ...
-
Peci pyetet se pse edhe OJQ-të e Presidentja po e interpretojnë ndryshe nga ta aktgjykimin e Kushtetueses: Është çështje e shijes…
Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci tha se çës...
-
Izmaku e Nisma-s: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha se nuk ka pasur asnj...
-
Hasani i PDK-së: Të gjitha partitë janë përgjegjëse për bllokimin e konstituimit të Kuvendit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka deklaruar se...
-
I refuzohet kërkesa Thaçit për veçim të procedurës në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, kanë marrë vendim me të cil...
-
Musliu-Shoshi: “Ushtrojeni detyrën paanshmërisht”, Dehari kërkoi t’i ndalet fjala deputetes së PDK-së
Në kërkesën e tij për propozimin e një deputeti nga secila parti për formimin...
-
Dështon edhe seanca e 43-të e Kuvendit – turpi politik vazhdon
Për të 43-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë krye...