Berisha: Veprimet e mbrëmshme të Kurtit tregojnë papjekuri politike e shtetërore
Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 01 August 2022
Ish-diplomati Anton Berisha nëpërmjet një shkrimi në rrjetete sociale ka kritikuar qeverinë Kurti për veprimet e mbrëmshme duke thënë se gjithë ajo që ndodhi tregon për papjekuri politike e shtetërore.
Ai ka shkruar se Kurti e Osmani po e dëmtojnë shtetin me qasje fëmijërore.
Sipas Berishës, zhvillimet e fundit si efekt mund të kenë “pamundësimin që Kosova të merret si shtet serioz rrjedhimisht pamundësim e integrimit në strukturat euroatlantike”.
Postimi i plotë i Berishës për ngjarjet në Veri:
Nga vrojtimi im, mbrëmë isha ndër të rrallët, qe me nje gjuhe te kujdesshme jo vetem qe nuk perkraha vendimin e qeverise per veprimet e saj, por e quajta edhe fatkeqe (indikative).
Sot, jam ne nje pozite komode se nuk kam nevoje te akomodoj qendrimin tim siç jane duke bere shumë politikanë te gjitha niveleve, qe duke inkorporuar kinse perkrahjen e djeshme si te kushtezuar, tash ne perfundimin e lojes, qartesojne qendrimet e tyre.
Por, preokupimi im eshte krejt tjeter, se pari dhe kryesori demtimi i pozicionit te shtetit te Kosoves si rezultat i veprimeve te mendesise feminore te presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, dhe se dyti lehtesia rreshtuese e politikaneve ne raport me veprimet pseudoshteterore te Kurtit dhe efekti i ndjekjes se impulseve te turmes, qe shkencerisht eshte vertetuar se eshte iluzor, qe nuk do t’ia dijê per arsyen as te verteten duke qenë i natyres instinktive ndjesore.
Perpjekjet qe çeshtja e normalizimit te raporteve Kosove-Serbi te zgjidhet me veprime te njeres pale kur ka dakordim nderkombetar se tashme eshte çeshtje shumepaleshe, tregojne papjekuri politike e shteterore dhe te vetmin efekt mund te kene pamundesimin qe Kosova te merret si shtet serioz rrjedhimish pamundesim integrimi ne strukturat euroatlantike.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Deda: Shkuarja në zgjedhje është në interes të Kosovës
Sipas analistit Ilir Deda, zgjedhjet potenciale parlamentare sivjet janë në i...
-
Nëse ju është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë
Pas një vonese të gjatë, Google lansoi rrjetin Find My Device për gjetjen e t...
-
Haradinaj: Prapa nismës për shpërbërjen e Kuvendit është Kurti, po i rrëshqet toka nën këmbë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kurtit “duket që po i rrëshqet...
-
Krasniqi me njoftim të ri: Të mblidhemi sa ma parë të gjithë liderët, të vendosim datën e zgjedhjeve
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është deklaruar edhe në profilin e tij në ...
-
E refuzoi takimin me Kurtin, Abdixhiku flet për bukuritë dhe mikpritjen e Dragashit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku partia e të cilit r...
-
LDK, Kurtit: Nëse ka vullnet për zgjedhje, shkojmë sonte
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se LDK është e gatshme për zgjedhje, ...
-
“Kurti e gjeti sonte mënyrën për të dhënë dorëheqje”
Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, tha se kryeministri Kurti sonte e ka gjet...
-
Nisin punimet në rrugën Junik-Rastavic, Shehu tregon rëndësinë e saj
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu njofton për punimet për asfaltimin e rrugës ...
-
Kurti pas takimit me Krasniqin: Zgjedhjet e radhës janë çështje të muajve, stinë më të përshtatshme për mbajtjen e tyre pranvera ose vjeshta
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit që ...
-
Krasniqi del nga takimi me Kurtin, insiston në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit t...
-
Rasti Subvencionet 5 / Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimi...