Berisha: Ushtria formohet në koordinim me partnerët ndërkombëtarë
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 03 June 2017
Ish – anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Rrustem Berisha, ka theksuar se Kosova vazhdon të ketë shkallën e lartë të rrezikshmërisë, për faktin që ende nuk është përmbyllur arkitektura institucionale e sigurisë nacionale të Kosovës, e që nënkupton sipas tij, formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Ai ka theksuar për Telegrafin se në kontekstin e jashtëm, sfidat vazhdojnë të jenë prezente, veçanërisht rreziku i terrorizmit me të cilën po ballafaqohet tërë bota, e ku nuk bën përjashtim as Kosova.
Në anën tjetër, sipas tij, “rritja e ndikimit rus në Ballkan, dhe ideja e mbajtjes së Kosovës në gjendje të ‘status qou-s’, paaftësia, mungesa e unitetit që sa më parë të përmbyllen çështjet si ushtria, demarkacioni, fuqizimi i institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës, ka bërë që vendi të mbetet në pikëpamje të sigurisë ende i brishtë dhe me tendencë të rritjes së pasigurisë”.
“Forca e Sigurisë së Kosovës FSK – në aspektin përmbajtjesor është ushtri, por në pikëpamje formale, ende jo. Ajo i ka kapacitetet për të qenë ushtri me plotë kuptimin e fjalës, dhe e gatshme për tu shndërruar në forcë ushtarake moderne, me standardet e ushtrive të NATO-s”, ka theksuar ai.
Berisha ka thënë se Kosova ka bërë disa përpjekje të pakoordinuara për ta bërë ushtrinë, por ushtrinë sipas tij, do ta ketë falë vendosmërisë dhe koordinimit me partnerët strategjik të Kosovës.
“Problemet e së kaluarës duhet të marrin fund sa i përket papjekurisë politike dhe ndikimit problematik të Serbisë përmes Listës Serbe, të cilët deri më tani ishin të dirigjuar nga Beogradi, dhe nuk bindeshin që të votohej transformimi i FSK –së në FAK”, ka thënë Berisha, për Telegrafin.
Sipas tij, kjo situatë tanimë duhet t’i kalojë të shkuarës, pasi që besojmë që qeveria e re do t’i kushtoj vëmendje kësaj çështje, dhe Kosova do të bëhet me ushtri me apo pa vullnetin e deputetëve serb në Kuvendin e Kosovës.
“Kosova nuk ka më as një ditë dhe kohë për të humbur në çështjet e mbrojtjes e të sigurisë nacionale”, ka theksuar ai.
Berisha ka thënë se “Qeveria e Kosovës në të kaluarën nuk ka ndarë mjete të mjaftueshme për të arritur përmbushjen e kapaciteteve në pajisje teknologjike dhe ushtarake”.
“Buxheti për (MFSK) për vitin 2017, është planifikuar të jetë jo më i lartë se 48,687,209 euro, ndërsa për vitin 2018, jo më i lartë se 48,558, 962 euro. Që i bie se nga ajo që është planifikuar, e kemi një ulje të lehtë të buxhetit për këtë dikaster shtetëror. Shpenzimet kapitale të kësaj ministrie për vitin 2017, janë planifikuar të jenë vetëm 17 milionë e 18 mijë euro”, ka theksuar ai.
Ai vlerëson se buxheti real për ministrinë e FSK –së, për vitin 2018, do të duhej të ishte 68, 888,950 euro, ndërsa për vitin 2018, do të rritej ky buxhet, në vlerën prej 88, 455, 778 euro, dhe planifikimi për vitin 2019, do të arrinte në 95, 444, 789 euro.
“Buxhet ky i mjaftueshëm për të arritur objektivat e planifikuara. E gjithë kjo rritje do të arsyetohej si ‘Fond Pesëvjeçar për Ushtrinë’, për t’i plotësuar të gjitha nevojat për konsolidimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka theksuar Berisha.
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...